Qeveria ideale, sipas Haradinajt, duhet t’i kishte 15 deri 18 ministri

Kosova

Qeveria ideale, sipas Haradinajt, duhet t’i kishte 15 deri 18 ministri

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 21:19
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë propozimin e tij për një kufizim siç tha ai të qeverisë së Kosovës të përmbledhur në ligj. Sipas tij, vetëm atëherë do të dihej se kush e ka shkelur apo jo ligjin.

Qeveria ideale, sipas Haradinajt, do të ishte me 15-18 ministri, tre zëvendëskryeministra dhe zëvendësministra të cilët do të kishin punë konkrete brenda ministrisë përkatëse.

“Jam i interesuar që të kemi ligj për qeverinë, jo në dëm se qeveria është megjithatë edhe vendimmarrje politike dhe jo në dëm të partive politike, të hapësirës por megjithatë ta kornizojmë“, ka thënë shefi i qeverisë.

“Një qeveri e Kosovës mundet që mes 15 e 18 ministri m’i kry punët e veta. Për shembull mund të kemi tre zëvendëskryeministra, një e lë për përfaqësim të komuniteteve, një për përgjegjësi të caktuara politike, një konkret, shembull për tema të ekonomisë apo ku ta di unë. Njëjtë si zëvendëskryeministrat, çdo ministri mund t’i ketë zëvendësministrat me dedikim”, shpjegoi Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat