Bytyqi numëron të metat e gjendjes jo të mirë në arsim

Kosova

Bytyqi numëron të metat e gjendjes jo të mirë në arsim

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 16:41
Shyqiri Bytyqi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, duke komentuar deklaratat e shefes së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se programet e ngarkuara arsimore e studimore, mungesa e kapaciteteve për praktikimin e mësimit a studimit, stafet politike të etabluara në segmente profesionale të cilat e kanë zënë sistemin dhe ulin standardet e arritshmërisë, nepotizmi familjar e politik, janë baza determinuese e gjendjes jo të mirë në arsim.

Ai duke komentuar deklaratat e Apostolovës, ka shkruar në facebook se e vërteta e thënë troç është filli i ndihmës që i duhet vendit tonë.

Faleminderit zonja Apostolova!

Gjithë kapacitetet e shoqërisë vuajnë arsimimin e dobët. Një fëmijë i lindur në Kosovë është 56% më pak produktiv me arsimin që merr, sipas Bankës Botërore. Edhe Pisa 2015 na tregoi se: Programet e ngarkuara arsimore e studimore, mungesa e kapaciteteve për praktikimin e mësimit a studimit, stafet politike të etabluara në segmente profesionale (të cilat e kanë zënë sistemin dhe ulin standardet e arritshmërisë), nepotizmi familjar e politik janë baza determinuese e gjendjes jo të mirë në arsim.

Shtresime të tilla të akomoduara brenda sistemit të arsimit nga nepotizmi politik dhe familjar janë faktor që po e ngufasin dhe degradojnë jo vetëm arsimin, por edhe gjithë aktualitetin tonë jetësorë dhe perspektivën integruese në botën e zhvilluar përmes standardëve të arritura. Andaj mungon zhvillimi ynë, andaj është e ngulfatur shoqëria, sepse deri më tani ka munguar guximi shtetëror për tu liruar nga segmente pushtetore që vinë nga myku . Qeverisjet edhe pse janë ndërruar nëpër kohë kanë lënë tetakulat e veta përdorimi i të cilave nga to është vet e keqja dhe mykja e sistemit.

Organogrami i ri mëton fillin e ndryshimit. Na duhet mirëkuptim konkurrence, na duhet përzgjedhje profesionale dhe jo brenda mykut të shtresimeve.

Impenjimi dhe mbështetja e gjithë faktorëve për të nxjerrë kualitetet në drejtimin e Arsimit (të kualifikuarit e padeformuar nga veset që ka prodhuar ndikimi politik), është garanci e vetme për një të nesërme më të mirë.

Me të tilla objektiva ia vlejnë të lidhen edhe fatet politike!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat