Matoshi: Do të investojmë 3.5 milionë euro në menaxhimin e mbeturinave

Kosova

Matoshi: Do të investojmë 3.5 milionë euro në menaxhimin e mbeturinave

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 15:07
Fatmir Matoshi dhe Xhafer Tahiri

Ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri së bashku me qindra të rinj kanë bërë sot pastrimin e qytetit.

Me këtë rast Matoshi dha një lajm të mirë,.

“Dje kemi nënshkruar një marrëveshje me GIZ-in dhe si ministri zotohemi të investojmë edhe 3.5 milionë të tjera në menaxhimin e mbeturinave kryesisht për komunat e Kosovës. Do të jenë grante që do t’iu ofrohen komunave të Kosovës dhe bashkë me këto 3.5 milionë të ministrisë janë rreth 17 milionë tjera të MAPL-së, donatorëve të tjerë do konsolidojmë një grant prej 20 milionë euro në menaxhim të mbeturinave”, ka deklaruar ai.

Në anën tjetër, Tahiri ka paralajmëruar se së shpejti do të shpërndahen edhe 4500 kontejnerë për ekonomitë familjare në gjithë territorin e qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat