Tahiri shpalos përvojat e Kosovës në rimëkëmbjen sociale

Kosova

Tahiri shpalos përvojat e Kosovës në rimëkëmbjen sociale

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 14:07
Sesioni i përvjetshëm të Bankës Botërore “Java e Drejtësisë dhe Zhvillimit” në SHBA

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, gjatë sesionit të përvjetshëm të Bankës Botërore “Java e Drejtësisë dhe Zhvillimit” në SHBA, ka shprehur gatishmërinë e Kosovës në trajtimin e çështjeve të ndryshme si zhvillimi socio-ekonomik dhe socio-kulturor i personave të shpërngulur në mënyrë të detyrueshme.

Sesioni vjetor i Javës për Drejtësi dhe Zhvillim, ka mbledhur përfaqësues, ministra dhe udhëheqës të sektorit të drejtësisë nga një numër i madh shtetesh me qëllim të fuqizimit të përpjekjeve ndërkombëtare në avancimin e të drejtave të njeriut dhe ndërlidhjen e të drejtave me nocionin e zhvillimit socio-ekonomik. 

Tahiri me këtë rast ka shpalosur përvojën e qytetarëve të Kosovës në rimëkëmbjen sociale, ekonomike dhe infrastrukturore pas luftës.

Po ashtu, ministri Tahiri ka prezantuar sfidat dhe reformat në sistemin e drejtësisë dhe identifikimin e masave të nevojshme për të përmirësuar fuqizimin e sundimit të ligjit dhe zgjerimin e komunikimit ndërshtetëror në funksion të integrimit të zhvillimit socio-ekonomik si pjesë e të drejtës themelore të shoqërisë.

Ndryshe, sesioni i sivjetmë i Bankës Botërore synon të shohë lidhjen mes legjislacionit dhe mbrojtjes së të drejtave njerëzore, për të fuqizuar ekonomikisht individët dhe grupet e ndjeshme të shoqërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat