Lekaj ngushëllon familjet që humbën familjarët e tyre në aksidentin e sotëm - Bota Sot
Lekaj ngushëllon familjet që humbën familjarët e tyre në aksidentin e sotëm

Kosova

Lekaj ngushëllon familjet që humbën familjarët e tyre në aksidentin e sotëm

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 22:10
Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka ngushëlluar familjet që humbën familjarët e tyre në aksidentin e sotëm në rrugën Prishtinë - Gjilan.

“Çdo jetë e humbur është lajm i trishtuar për të gjithë. Jemi me familjet e të ndjerëve që humbën jetën në aksidentin e orëve të mbrëmjes në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan dhe ju shpreh ngushëllimet me të sinqerta të gjithëve”, ka thënë Lekaj.

Të lënduarve, duke përfshirë këtu edhe ambasadoren e shtetit të Turqisë, Kivilicim Kiliç, shërim sa me të shpejt e kthim pranë , të tyre”, thuhet në ngushëllim e ministrit Lekaj adresuar familjarëve të viktimave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test