Mustafa përkujton Xhavit Ahmetin në 22 vjetorin e vdekjes - Bota Sot
Mustafa përkujton Xhavit Ahmetin në 22 vjetorin e vdekjes

Kosova

Mustafa përkujton Xhavit Ahmetin në 22 vjetorin e vdekjes

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 09:50
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përkujtuar veprimtarin Xhavit Ahmeti, në 22 vjetorin e vdekjes së tij.

Në kumtesën për media dërguar nga zyra për informim e LDK-së thuhet se Xhavit Ahmeti ishte intelektual, personalitet me virtyte të larta politike dhe kulturore dhe politikan i mençur i cili në kohë të vështira të Kosovës dha kontribut të madh për arsimin shqip, shkencën dhe politikën.

“Vdekja e Xhavit Ahmetit, veprimtarit të dalluar që e donte shumë Kosovën, ka lënë zbrazëti në proceset e shtet-ndërtimit të Kosovës. Ai punoi shumë dhe dha gjithçka për Kosovën pa u dorëzuar në asnjë moment”, thuhet në reagim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...