Dorëzohet medikamenti 'Surfaktant' në Klinikën e Neonatologjisë

Kosova

Dorëzohet medikamenti 'Surfaktant' në Klinikën e Neonatologjisë

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 11:05
Dorëzohet medikamenti 'Surfaktant' në Klinikën e Neonatologjisë

Në Klinikën e Neonatologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës u bë dorëzimi i medikamentit jetë-shpëtues Surfaktant, donacion ky i bërë i mundshëm përmes bashkëpunimit në mes të Aksionit për Nëna për Fëmijë dhe organizatës ndërkombëtare AmeriCares.

Më shumë se 240 shishe të medikamentit janë dorëzuar si donacion, sasi kjo e cila do të mbulojë nevojën vjetore të furnizimit me surfaktant.

Foshnjat që përjetojnë probleme të frymëmarrjes, kanë mungesë të surfaktantit – shtresë e lëngshme brenda mushkërive dhe bebet zakonisht nuk fillojnë prodhimin surfaktantit deri disa javë pas lindjes.

Pa sasi të mjaftueshme të surfaktantit vjen deri tek kolapsi i mushkërive dhe kështu foshnjat e lindura parakohes nuk mund të marrin frymë.

Andaj, Surfaktanti është thelbësor në parandalimin dhe trajtimin e RDS (Sindromit të Distresit Respirator) dhe redukton shkallën e vdekshmërisë së foshnjave të shkaktuar nga RDS. Gjatë 10 viteve të fundit, donacionet e Surfaktantit kanë shpëtuar jetën e rreth 2,000 foshnjave të lindura parakohe dhe ato të lindura me peshë të ulët në Kosovë.

"Jemi të lumtur se kemi një bashkëpunim të sukseshëm me organizatën ndërkombëtare ‘Americares’ e cila vazhdimisht mbështetë punën e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë dhe vazhdimisht  mbulon nevojat e spitaleve me medikamente. Falë këtij bashkëpunimi dhe këtij donacioni jetët e shumë foshnjeve të lindura parakohës do të shpëtohen" theksoi Erisa Jakupi,  zyrtare për marrëdhënie me publikun në Aksionin për Nëna dhe Fëmije.

“Klinika e Neonatologjise ka vite që pranon si donacion medikamentin jetë-shpëtues Survantën, medikament i cili ndihmon në zvoglimin e morbiditetit dhe mortalitetit të foshnjeve premature. Me rastin e pranimit të donacionit, falenderojmë Aksionin për Nëna dhe Fëmije dhe Americares që vazhdimisht përmbushin nevojat e Klinikës dhe shpresojmë që ky parteritet të vazhdojë tutje”, u shpreh Xhevdet Gojnovci, Drejtor i Klinikës së Neonatologjisë në QKUK

Ardhja e këtij medikamenti jetë-shpëtues në Kosovë është bërë e mundur nga ngjarjet bamirëse të mbajtura në vitin 2018 si ‘Let’s Dance’ në Prishtinë, ngjarja ‘Meet Us Halfway’ në New York, SHBA dhe ‘ Darka e Diasporës’ në Zvicër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat