Qyteti i vogël me zemër të madhe, bojkotojnë miellin serb dhe përdorin atë vendor!

Kosova

Qyteti i vogël me zemër të madhe, bojkotojnë miellin serb dhe përdorin atë vendor!

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 22:07
Ilustrim

Vendimi i fundit i qeverisë për rritje të taksave ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, duket se ka vetëdijesuar shumë qytetarë, poashtu edhe shumë biznese vendore.

Bojkotimi i produkteve serbe ka nisë të aplikohet nga një masë e madhe.

Banorët e Komunës së Vushtrrisë, si shenjë përkrahje ndaj vendimit të qeverisë “Haradinaj”, po bojkotojnë miellin serb duke e përdorur vetëm atë vendor.

Naser Imeri, që drejton kompaninë “Ariani Company”, ka treguar organizimin e mrekullueshëm të qytetarëve të Vushtrrisë ku kanë arritur të grumbullojnë 30 mijë kg miell për të i ndihmuar ata që kanë nevojë.

Ai ka publikuar listën e njerëzve që kanë kontribuar në grumbullimin e miellit.

Me anë të këtij aksion ai ka dashur të ja u lehtësoj njerëzve që nuk kanë mundësi të blejnë miell me çmimet e reja. Po ashtu Imeri ka kërkuar nga furrat që të mos shtrenjtohet çmimi i miellit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat