Mustafa: Kur ta thërrasim mocionin, duam që të gjithë deputetëve atë ditë t’ju funksionojë tasti

Kosova

Mustafa: Kur ta thërrasim mocionin, duam që të gjithë deputetëve atë ditë t’ju funksionojë tasti

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 18:49
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se janë duke bashkëpunuar me Lëvizjen Vetëvendosje që të sigurojnë votat për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Ai në një konferencë për media ka thënë se bashkëpunimin po provojnë që të kenë edhe me PSD-në e Shpend Ahmetit.

“Po punojmë që të marrim mbështetjen edhe të PSD-së sepse ata po duket se po votojnë ndonjëherë vendime dhe ligje të Qeverisë. Nëse ata përkrahin qeverinë do të na mungojnë si opozitë më shumë se katër vota. Por do të bashkëpunojmë edhe me partitë e pozitës”.

“Do të vazhdojmë me mocionin e mosbesimit dhe do të vazhdojmë që të kërkojmë që të gjejmë gjuhë të përbashkët për një datë të zgjedhje dhe shpërndarje të kuvendit. Dëshirë do të kishim ta rrëzonim sot, por duhet t’i bëjmë votat. Jo 61 nënshkrime por 61 vota e më tepër. Sepse pastaj po na sëmurën deputetët kur po i thërrasim, po gabojnë në shtypjen e tastit e të tjera”, ka thënë Mustafa me ironi.

Ai në fund ka thënë se për ta thirrur mocionin u duhet siguri e madhe se mund t’ia dalin pastaj që ta rrëzojnë qeverinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat