Krasniqi: Ligjet duhet të jenë në përputhshmëri me nevojat e tregut dhe çdo biznesi

Kosova

Krasniqi: Ligjet duhet të jenë në përputhshmëri me nevojat e tregut dhe çdo biznesi

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 14:53
Oda e Afarizmit të Kosovës ,gjatë ditës së sotme ka vizituar Kompaninë "Art Aluminium"

Oda e Afarizmit të Kosovës ,gjatë ditës së sotme ka vizituar Kompaninë "Art Aluminium" , me ç'rast është diskutuar për sfidat e të bërit biznes të kësaj kompanie.

Këtu u tha se për shkak të sfidave dhe pengesave që kanë bizneset, papunësia në Kosovë vazhdon të jetë në shkallë shumë të lartë.

Drejtori i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi tha se arsyeja e këtij takimi, është për shkak të problemeve të shumta që kanë hasur në fabrikën "Art Aluminium", me energji elektrike.

Krasniqi: Arsyeja e ardhjes, është për shkak të problemeve që keni me energjinë elektrike

“Arsyeja e ardhjes e Odës së Afarizmit të Kosovës tek ju si anëtar i Odës së Afarizmit është të bisedohet  në lidhje me problemet e shumta,  të cilat i keni shfaq kohëve të fundit, por edhe viteve të fundit, sidomos me problemin e madh tash që e keni në fabrikën e juaj me energji elektrike. Gjithashtu keni shfaq edhe probleme të tjera të cilat në kontuinitet nuk iu kanë zgjidh. Ne gjatë kësaj kohe jemi mundu vazhdimisht qe të gjitha problemet që i keni pas dhe i keni me i dërguar tek institucionet përkatëse, të cilat janë informuar dhe të njoftuara me problemin e juaj e të bërit biznes", ka thënë Krasniqi.     

Drejtori i kësaj fabrike,Shaban Muja, tha se si shkak i këtyre problemeve, gjatë kësaj jave iu është pamundësuar edhe puna.

Muja: Vetëm dy ditë kam punuar gjatë kësaj jave

 "Ne kemi probleme të mëdha të rrymës nuk është puna që bohet që janë duke ndërtuar, aty është reduktimet, unë më së paku, mundem me ua sjell edhe faturat, në muajt diku 3000 euro paguaj rrymë, çdo herë me të 15'tin, çdo muaj me datën 15 ata e kanë të paguar rrymën. Po e zëmë që unë nuk ua pagova në atë muaj, ata vijnë ma ndalin, përderisa ai vjen ma ndal si ‘privatnik’ që është, që ka ardh këtu në Kosovë e ka ble KEDS-in, për këtë rrymë, nuk po ua pagujsha një muaj, e po ma ndalka rrymën, pse ai ma ndal mua. Vetëm këtë javë,  në krejt javën ,dy ditë kom punu,veç dy ditë kom punu ton javën. Tri herë më kanë thirr në telefon më kanë thënë po ta ndalim rrymën, unë tërë ditën nuk muj me punu ", është shprehur Muja.

 Sipas tij, ani pse iu është premtuar që këto probleme do të evitohen, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Madje ai, ka theksuar se është penduar për investimin që ka bërë.

Muja: Unë jom pishman që kom investuar

 "Në Kosovë njeri nuk mundet me prodhu në një fabrikë, në një fabrikë të mirëfilltë që prodhon dhe konkurron në treg të jashtëm. Këtu nuk ka prodhim nuk mundesh me prodhu, unë për veti personalisht i kom ra pishman që kam investu, tu u nis prej çmimeve", ka shtuar Muja

Sipas tij këto nuk janë sifdat e vetme pasi sipas Mujës kanë shumë pak fitime, ku tha se detyrohet edhe të largojë punëtorët nga puna.

Me këtë u pajtua, edhe drejtori i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi.

 Tutje Krasniqi tha se si shkak i këtyre pengesave, papunësia në Kosovë vazhdon të jetë në shkallë të lartë.

Krasniqi: Ligjet duhet të jenë në përputhshmëri me kërkesat e tregut dhe nevojat e bizneseve

"E vetmja mënyrë për të rritur punësimin dhe buxhetin e Republikës së Kosovës është që ligjet me qenë në përputhshmëri me kërkesat e e tregut dhe nevojat e çdo biznesi. Kërkesat e juaja, ligji i punëtorëve, ligji i lehonisë, ligji mbi TVSH-në... janë pengesa që e kanë bërë Kosovën një vend me papunësi më të madhe në Evropë, sidomos në rajon. Ne e kemi bërë një raport, Oda e ka bërë publike para Qeverisë, ku Kosova me popullatën e njëjtë që e ka Maqedonia ka 400 mijë vende më pak. Dhe një vit eksport i Maqedonisë, është baraz me 20 vjet eksport të tonin, si pasojë e pengesave të vazhdueshme edhe ligjeve jo funksionale edhe ligjeve jo efikase në kundërshtim me kërkesat e tregut", tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat