Qendra e skijimit në Mavrovë sivjet bëhet me borë artificiale

Kosova

Qendra e skijimit në Mavrovë sivjet bëhet me borë artificiale

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 13:55
Parku Kombëtar i Mavrovës

Parku Kombëtar i Mavrovës konsiderohet si një ndër qendrat më atraktive të skijimit në Maqedoni dhe më gjerë.

E këtë vit në Mavrovë kanë filluar përgatitjet për sezonin dimërore që pritet të hapet zyrtarisht më 26 dhjetor. Ekipi i Kp ka vizituar për së afërmi këtë qendër dhe vendet potenciale për akomodimin e vizitorëve.

Albion Idrizi, drejtor menaxhues i agjensionit “Alta Via Travel”, tregon arsyen e hapjes më të hershme të sezonës së sitvjetshme. Një nga risitë e këtij viti është bora artificiale.

Idrizi: Risi këtë vit është bora artificiale

“Risia sivjet është që me instalimin e sistemit për prodhimin e borës artificiale, Mavrova do të bëhet më atraktive për skiatorët profesionistë, se kjo pjesa ku instalohet sistemi për borën artificiale, është edhe pjesa më e vështirë. Në të kaluarën ka qenë edhe ma problematike sepse duke qenë pjesa më e ulët në qendrën e skijimit, nganjëherë nuk ka pasur borë, kurse tash do të sigurohemi që gjithë pista të ketë borë, nga lart deri poshtë”, tregon Idrizi.

Për ata që duan të pushojnë në Mavrovë, mundësitë për akomodim janë të shumta dhe të përshtatshme për çdo buxhet. Hotelet janë me dy e deri te ato me pesë yje, dhe shumica e tyre gjenden shumë afër qendrës së skijimit.

Idrizi thotë se agjencia të cilën ai e drejton, ka përgatitur tri pako pushimi që plotësojnë të gjitha nevojat e vizitorëve.

Image
Albion Idrizi

Idrizi: Vizitorët kanë gjithçka gati

“Alta Via Travel ofron konceptin “all in one”. Domethënë vizitorët kur vijnë këtu, i kanë të gjitha të parapërgatitura. Ne e dimë çfarë ski iu duhen, a i duhet instruktor apo jo, e dimë çfarë moshe është klienti dhe paketa “all in one” përfshin transportin, akomodimin, mëngjesin, darkën, skijat, skipas-in, edhe instruktorin”, thotë Idrizi.

Sipas tij, përveç se për skijim, Mavrova është vend ideal edhe për pushim. Për shkak të pozitës gjeografike, Mavrova ofron edhe ajrin e pastër, për ata që duan t’i largohen për pak kohë jetës së qytetit apo për shkaqe shëndetësore.

Idrizi: Ajri në Mavrovë është jashtazkonisht i pastër

“Këtu janë të instaluara disa senzorë për cilësinë e ajërit dhe gjithmonë klientët mund ta shohin krahasimin. Këtu është ajri jashtëzakonisht i pastër dhe është një kontribut për shëndet që të vihet këtu dhe të shijohet kjo natyrë dhe ky ajër i pastër”, thotë Idrizi.

Përpos për pushim e argëtim, Idrizi Mavrorën e cilëson si vendin e duhur për ata që duan ta mësojnë dhe ushtrojnë sportin e skijimit.

Idrizi: Kemi nxjerrë shumë skiatorë të rinj

“Në Lojërat e fundit Oplimpike ne e patëm një skiator goxha të suksesshëm. Tani skijimi është bërë sport interesant për neve, deri sot skijimi nuk ka qenë i kapshëm për çdo segment të klientëve dhe këtë sezon, ne në Alta Via Travel që tri vite investojmë në këtë destinacion dhe kemi arritur suksesshëm që të prodhojmë shumë skiatorë të rinj, skiatorë që nuk kanë nevojë të kenë as pajisje, as njohuri, edhe me një buxhet shumë të vogël, mund të vijnë këtu, t’i kenë të gjitha të organizuara”, thotë Idrizi.

Për vizitorët që vinë, është në dispozicion edhe udhërrëfyesi shqipfolës. Idrizi po ashtu ka njoftuar që pas gjysmës së janarit çmimet për qëndrim në Mavrovë do të ulen.Përndryshe, sivjet sezona dimërore në Mavrovë fillon më 26 dhjetor dhe përfundon më 9 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat