Rikthehen ngricat

Kosova

Rikthehen ngricat

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 21:53
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë temperaturat do të zbresin deri në -5 gradë Celsius.

“Dita e enjte do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira kalimtare. Temperaturat minimale parashihen të zbresin nga -3 deri -5 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales, por që qarkullimi i masave të ftohta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e kontinentit do të jetë aktive dhe do të ndikojnë pozitivisht në cilësinë e ajrit. Nuk parashihen reshje të asnjë forme. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat