Njihuni me mësuesin që rrahu policin serb

Kosova

Njihuni me mësuesin që rrahu policin serb

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 20:56
Maliq Luzha

Maliq Luzha nga Ferizaj thotë të mos jetë pishman për përleshjen me policinë serbe

Janë me mijëra vetë që e kanë parë këtë video.

Por, pak e njohin se kush është ai që pati guximin të sulmoj policin serb, atëherë kur dhuna ndaj shqiptarëve ishte e madhe.

E personi që guxoi të përballet me policinë serbe në mes të qytetit të Ferizajt është Maliq Luzha.

Kanë kaluar 30 vjet nga kjo ngjarje, por 73 vjeçare e kujton fare mirë këtë përballje me policinë serbe në vitin 1989.

Megjithatë, Luzha atëbotë 43 vjeçar nuk iu shmang rrugës ku po qëndronin policia.

Në një kohë kur serbët, rrahnin pothuaj secilin qytetarë që e takonin në qytetet, atë ditë ndodhi e kundërta.

Maliq Luzha sulmoi policinë.

Po pse erdhi deri të kjo përleshje?!

Luzha e kishte lënduar dorën pas grushteve që ia kishte dhënë policit serb.

Por, ai kishte mbetur i rrahur keq nga 11 policë, ku si pasojë e goditjeve të shumta Luzha ende ka probleme shëndetësore. 

Ai tregon për T7 se policët nuk e rrahën pasi e dërguan në qeli.

Mësuesi nga Ferizaji beson se përleshja me policinë ishte e përgatitur.

Kjo pasi ai ishte suspenduar për 3 vite nga puna si mësues për arsye të bindjeve të tija nacionaliste.

Madje, Luzhës tregon se komunistët serb e shqiptar ia kishin zënë për të madhe emrat që ia kishte vendosur fëmijve të tij.

Luzha thotë të mos jetë pishman për rrahjen me policinë serbe, megjithëse nuk është i kënaqur me gjendjen e Kosovës pas lufte.

Maliq Luzha u pensionua në vitin 2011 nga arsimi e për vitet e shërbimit si mësues ai ka shumë mirënjohje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat