Rreth 59 mijë euro u shpenzuan për fishekzjarre në dy vitet e fundit

Kosova

Rreth 59 mijë euro u shpenzuan për fishekzjarre në dy vitet e fundit

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Vetëm gjatë këtij viti, në vend kanë hyrë fishekzjarre në vlerë prej 23 mijë e 400 euro, shifër kjo që për dy vitet e fundit shkon në rreth 59 mijë euro.

Kosovarët duket se i kanë përfunduar përgatitjet për festat e fundvitit. Edhe këtë vit, ndërrimin e motmoteve ata duket se kanë vendosur që ta festojnë me fishekzjarre.

Sipas statistikave të Doganës së Kosovës, vetëm deri më dhjetor të këtij viti, në vend kanë hyrë 13 mijë e 723 kilogramë fishekzjarre, që kanë kushtuar më shumë se 23 mijë euro.

Statistikat e Doganës

Por, krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit janë blerë më pak fishekzjarre. Vetëm për fishekzjarre kosovarët vjet kishin shpenzuar rreth 45 mijë euro.

Për dy vitet e fundit, shuma e parave të shpenzuara shkon në më shumë se 58 mijë euro. Derisa vendi prej ku janë importuat gjithë këto fishekzjarre është Kina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat