Aksione pastrimi në Fushë Kosovë dhe te “Tregu i Gjelbër” në Prishtinë

Kosova

Aksione pastrimi në Fushë Kosovë dhe te “Tregu i Gjelbër” në Prishtinë

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 07:49
Aksionin e parë, ekipi i Let’s Do It do ta fillojë te “Tregu i Gjelbër” në Prishtinë, përkatësisht rruga që e lidh me lagjen “Kalabria”

Let’s Do It sot do të organizoj dy aksione pastrimi në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Aksionin e parë, ekipi i Let’s Do It do ta fillojë te “Tregu i Gjelbër” në Prishtinë, përkatësisht rruga që e lidh me lagjen “Kalabria”.

Ndërsa, aksioni i dytë do të mbahet në Fushë Kosovë i cili do të organizohet në bashkëpunim me nxënësit e shkollës ‘’Hivzi Sylejmani’’ ku do të marrin pjesë rreth 150 nxënës.

Aksioni do të bëhet në oborrin e shkollës Hivzi Sylejmani dhe në hapësirën përreth shkollës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat