Revidimi i listës preliminare të barnave drejt finalizimit

Kosova

Revidimi i listës preliminare të barnave drejt finalizimit

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 13:08
Komisioni parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka raportuar në Komisionin parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale për procesin e revidimit të listës esenciale të barnave, vonesat në përmbushjen e agjendës legjislative dhe projeksionet buxhetore të ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2019-të.

Ismaili tha se lista esenciale nuk është bërë që nga viti 2012-të dhe kjo ka marr kohë më shumë që të bëhet një listë e barnave të nevojshme. Ai tha se pret që në fund të këtij viti të finalizohet një listë preliminare e listës. Revidimin e kësaj liste e ka mundësuar edhe buxheti shtesë prej 31 milionë euro .

“Lista esenciale është një proces që nuk ka model të bazohemi lehtë në të sepse nuk ka pasur revidim nga viti 2012 dhe memoria institucionale për të reviduar një listë të tillë e cila mungon në institucionet tona”, tha Ismaili.

Ai tha se tani pritet një listë nga analizat që janë bërë dhe se gjitha kërkesat e klinikave për barna do të trajtohen barabartë.

“Deri në fund të vitit do të kemi mundësi të kemi një listë preliminare dhe në fillim të vitit diku nga janari komiteti do të ketë mundësi me diskutuar për listën e barnave esenciale. Procesi i listës esenciale nuk kryhet me takime, por lista është e rëndësishme dhe duhet të kaloj në fazat që është e nevojshme, dëshira ime është që të kaloj ashtu siç duhet dhe jo vetëm të bëhet një listë e çfarëdoshme e barnave”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat