Fondacioni “Valon Vataj” merr iniciativën të rinovojë çerdhen në Suharekë

Kosova

Fondacioni “Valon Vataj” merr iniciativën të rinovojë çerdhen në Suharekë

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 15:03
Fondacioni “Valon Vataj” merr iniciativën të rinovojë çerdhen në Suharekë

Çerdhja, “Flutura” e qytetit të Suharekës, me objekt të vjetruar mbi katërdhjetë vjet pritët të rregullohet tërësisht.

Kjo pasi kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi për renovim me fondacionin “Valon Vataj”.

I pari i Suharekës, Suharekës, Bali Muharremaj u shpreh falënderues ndaj kësaj iniciative të rregullimit të çerdhes.

Sipas tij, vlera e këtij projekti do të jetë rreth njëqind mijë euro.

Ndërsa, theksoi se këtë vit kanë bërë rregullimin dhe të dy çerdheve tjera me kushte shumë të mira.

Muharremaj: Vlera e renovimit është rreth njëqind mijë euro

“Sot për neve, për mua si kryetar është një nder dhe kënaqësi me qenë prezent me fondacionin “Valon Vataj” ku ka shpreh gatishmëri me bo renovimin komplet të kësaj çerdhe. Një ashtu me bërë renovimin e oborrit, pasi kjo çerdhe nuk e di kur është rinovuar për herë të fundit. Vlera e këtij objektit diku sillet rreth tetëdhjetë mijë euro, pa oborr, me oborr po thuajse e kalon shifrën njëqind mijë euro... këtë vit i kemi lëshuar dy çerdhe në Mushtisht dhe në Duhël që i kanë kushtet shumë më të mira”, tha, kryetari Muharremaj.

Drejtori i këtij fondacioni, Valon Vataj, tha se qëllimi i gjithë këtij fondacioni është që t’i ndihmoi ata që janë në gjendje të vështirë, përfshi dhe familjet skamnore.

Kurse, për investimin në çerdhe, shtoi se kjo çerdhe ka pas nevojë të rregullohet pasi gjendja e saj është e mjerueshme.

Vataj: Qëllimi është tek ndihmat ndaj shoqërisë

“Fondacioni Valon Vataj është themeluar këtë vit. Qëllimi i tij është t’i ndihmoj shoqërisë, qoftë familjeve që janë në gjendje të rëndë, apo dhe çerdheve. Ne kemi marr këtë iniciativë duke filluar nga vetëlindja, duke pas parasysh se kjo çerdhe ka nevojë të rregullohet. Kjo iniciativë e jona nuk do jetë vetëm në Suharekë, por dhe në gjithë Kosovën”, tha ai.

Ndërsa, drejtoresha e kësaj çerdhe, Arlinda Bajraktari deklaroi se kërkesat janë shumë të mëdha nga ana e fëmijëve, mirëpo kushtet janë të dobëta.

Bajraktari: Kushtet janë të dobëta

“Po shihet se kushtet janë të dobëta, kjo çerdhe është ndërtuar në vitet e tetëdhjeta, ashtu ka mbet dhe tash e tutje, disa renovime shumë të vogla, por kushtet janë bukur të vështira. Kërkesat janë shumë të mëdha për fëmijë, por kushtet janë shumë të vështira” shtoi, drejtoresha Bajraktari.

Drejtori i Arsimit nga kjo komunë, Remzi Bytyqi, shprehu nevojën qe kjo çerdhe ka pasur për renovim, duke theksuar se deri më tani kanë arritur suksese, duke hapur dy çerdhe të reja.

Me marrjen e mandatit, kryetari Bali Muharremaj është shprehur se çështjen e  arsimin e ka prioritet.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat