Bytyqi: Arsimi do të depolitizohet

Kosova

Bytyqi: Arsimi do të depolitizohet

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 09:24
Shyqyri Bytyqi

Arsimi kosovar po ecë në ritme pozitive me gjithë sfidat që janë prezentë.

Kështu ka deklaruar ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqyri Bytyqi tha se ministria që ai udhëheqë është duke punuar në atë mënyrë që të mos ketë gabime për tekstet shkollore të Kosovës.

“Kemi pasur lajme të mira për shkencën e Kosovës. Kemi pasur marrëveshjes për mundësinë që do të fitojnë studentët e Kosovës, për Erasmus-plus”, tha  Bytyqi për RTK-në.

Sipas tij shkollat profesionale të Kosovës, do të jenë më ndryshe. “Ne po punojmë që të kemi 15 standarde për shkollat profesionale, kemi ndarë buxhet për shkollat profesionale ku nxënësit do të kryejnë trajnime”, tha ai.

Bytyqi ka bërë me dije se edhe në këtë vit janë ndarë bursa për studentët edhe për ata që kanë aftësi të veçanta.

“Do të ketë trajnime për mësimdhënësit, do të jenë trajnime që do të organizohen nga Fakulteti i Edukimit, do të merren informacione se çfarë lloje të trajnime do të jenë ato dhe cilat janë të nevojshme për mësimdhënësit”, deklaroi ai.

Sipas tij edhe menaxhimi i shkollave do të jetë më ndryshe. “Ne kemi marrë vendim që të zgjedh liderin e shkollës, pra kemi përpiluar udhëzim administrativ, do të ketë garë për shkollat që do të jenë më të mira dhe do të shpërblehen”, tha Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat