Një vajzë raporton në polici se është dhunuar në një motel

Kronikë e zezë

Një vajzë raporton në polici se është dhunuar në një motel

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Një vajzë ka raportuar në polici se para katër viteve ishte mashtruar dhe joshur me para nga i dyshuari mashkull kosovar dhe ishte keqpërdorur seksualisht në një motel.

Po ashtu, sipas saj, ajo është keqpërdorur seksualisht nga personi i njëjtë edhe para dy muajsh.

I dyshuari është intervistuar dhe më pas me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë: 

DHUNIM/Ferizaj-Prishtinë NN-NN. Me 14.09.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se para katër viteve ishte mashtruar duke  e joshur me para nga i dyshuari mashkull kosovar dhe ishte keqpërdorur seksualisht në një motel, ndërsa para dy muajve sipas saj kishte ndodhur një gjë e tillë (dyshohet të se është keqpërdorur seksualisht) nga i njëjti. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje,  rasti në procedurë hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat