Ferizaj: Arrestohen tre persona pasi u përleshen mes vete

Kronikë e zezë

Ferizaj: Arrestohen tre persona pasi u përleshen mes vete

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar pasi janë përleshur mes vete.

Ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Reçaku” në Ferizaj.

Dy nga të dyshuarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente.

“Me datën 11.12.2022 rreth orës 05:20 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion së është një rast i përleshjes fizike në mes tre personave në rrugën ‘’Reçaku’’,në pikën e karburantit ‘’Hib Petrol’’ në Ferizaj . Policët e stacionit në Ferizaj menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë nisur hetimet. Pas një pune hetimore , grumbullimit të informacioneve në terren, policia i ka identifikuar e më pas i ka arrestuar tre të dyshuarit : I.I ( M/K) i moshës 29 vjeçar , A.P ( M/K) i moshës 51 vjeçar dhe K.S (M/K) i moshës 34 vjeçar. Dy nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Policia të dyshuarit i ka shoqëruar në stacionin e policisë dhe pas intervistimit nga policët hetues me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Lëndim trupor’’”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat