Ushtroi dhunë ndaj gruas, arrestohet burri në Gjakovë

Kronikë e zezë

Ushtroi dhunë ndaj gruas, arrestohet burri në Gjakovë

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Një burrë është arrestuar të premten pas mesante në Gjakovë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas raportit policor, gruaja ka refuzuar tretmanin mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj viktimës femër kosovare, bashkëshortes së tij. Viktima ka refuzuar tretman mjekësor dhe strehim dhe është kthyer në shtëpi.”, ka informuar Policia.

I dyshuari me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat