Policia jep detaje për vdekjen e një personi në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për vdekjen e një personi në Mitrovicë

Më: 12 mars 2023 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Një person është gjetur i vdekur dje në stacionin e trenit në Mitrovicë të Veriut.

Policia ka informuar se identiteti i viktimës ende nuk dihet, pasi nuk ka pasur asnjë dokument identifikues me vete.

“Në vendin e ngjarjes kane dalur njësitet përkatëse, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”, ka informuar Policia.

Rasti duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat