Parandalohet futja e marihuanës dhe një telefoni në Qendren e Paraburgimit në Prizren

Kronikë e zezë

Parandalohet futja e marihuanës dhe një telefoni në Qendren e Paraburgimit në Prizren

Më: 3 prill 2023 Në ora: 15:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), ka parandaluar futjen e një pako cigareje në mënyrë të kamufluar, të hedhur nga jashtë kanë qenë të mbështjella një Telefon, një kabllo adapteri dhe një sasi e dyshuar e substancës narkotike.

Sipas SHKK-së, kjo ka ndodhur sot rreth orës 09:15 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Sot, rreth orës 09:15 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, zyrtarët korrektues kanë realizuar një kontrolle mbi kulmin e institucionit, ku kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre. Lidhur me rastin janë njoftuar policia e Kosovës dhe janë iniciuar procedurat tjera sipas rregullores”, thuhet në njoftimin.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat