Kapet 22-vjeçari në Gjakovë që bashkëjetoi me një të mitur, thotë se janë ndarë

Kronikë e zezë

Kapet 22-vjeçari në Gjakovë që bashkëjetoi me një të mitur, thotë se janë ndarë

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 08:18
Foto ilustrim

Bashkëjetesa me vajza të mitura është shndërruar në dukuri shqetësuese në vendin tonë, ku shpesh raportohen raste kur vajzat e moshave të vogla krijojnë raporte të afërta me persona të moshave rritur.

Për një rast të tillë që është denoncuar në muajin korrik, Policia ka arrestuar së fundmi një person në Gjakovë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 22-vjeçar, i cili dyshohet se ka bashkëjetuar me një vajzë 17-vjeçare. 

Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku gjatë dhënies së deklaratës, e ka pranuar veprën me të cilën ngarkohet.

I njëjti ka deklaruar po ashtu se është ndarë me vajzën me të cilën bashkëjetuar dhe kanë pasur lidhje dashurie.

Ndaj tij, me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Bashkëjetesë me personin nën 16 vjeç’, ndërsa veprimet tjera do merren brenda afatit ligjor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat