Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Kronikë e zezë

Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 19:57
Ilustrim

Policia e stacionit në Ferizaj, sot rreth orës 07:58 në rrugën "Rexhep Bislimi " në Ferizaj ka ndaluar shoferin A.B (M/K) i moshës 22 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h ka zhvilluar shpejtësi 86 km/h.

Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, 300 euro, 3 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat