Plagosi me thikë 16-vjeçarin në Fier, arrestohet pas dy orësh autori

Kronikë e zezë

Plagosi me thikë 16-vjeçarin në Fier, arrestohet pas dy orësh autori

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 00:15
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, ku një adoleshent ka mbetur i plagosur me thikë.

Burime bëjnë me dije se rreth orës 19:30, në afërsi të “Zogut të Zi” në Fier, një 16-vjeçar është qëlluar me thikë.

Ai është dërguar menjëherë në spital ku po i jepet ndihma mjekësore.

“Plagosi me mjet prerës (thikë) një bashkëmoshatarin e tij, shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e 16-vjeçarit.

Rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Zogu i zi”, Fier, dyshohet se një shtetas 16 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), një bashkëmoshatarin e tij 16 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e autorit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, sqaroi policia.

Rreth dy orë më vonë, shërbimet e policisë kanë shoqëruar në komisariat adoleshentin.

“Kapet dhe shoqërohet në Komisariat, 16-vjeçari që plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij.

16-vjeçari pasi goditi me mjet prerës (thikë), bashkëmoshatarin e tij, u largua nga vendngjarja dhe pas 2 orësh u kap nga shërbimet e Policisë dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, sqaron policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat