Kuptoi se vajza e mitur ka lidhje dashurie me një person, llapjani rrah gjithë familjen

Kronikë e zezë

Kuptoi se vajza e mitur ka lidhje dashurie me një person, llapjani rrah gjithë familjen

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 08:27
Foto ilustrim

Lidhjet e dashurisë mes të rinjve në shumë raste nuk gjejnë mbështetjen e familjarëve. E shpeshherë kjo bëhet edhe sebep për dhunën ndaj vajzave, nga familjarët të cilët kundërshtojnë kategorikisht që vajza e tyre të lidhet në moshë të re.

Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në Podujevë, ku kryefamiljari dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe tre fëmijëve të mitur.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktimat kanë kërkuar ndihmën e Policisë, pasi 37-vjeçari fillimisht kishte sulmuar fizikisht vajzën e mitur e pasi kanë ndërhyrë anëtarët tjerë të familjes, i ka rrahur edhe ata.

Gruaja bashkë me fëmijët kanë marrë lëndime trupore dhe kanë kërkuar tretman mjekësor, teksa gjatë dhënies së dëshmisë kanë pohuar se deri te kjo situatë ka ardhur për shkak të lidhjes që vajza 17-vjeçare ka krijuar me një person.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka mohuar të ketë ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të tjerë të familjes.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor dhe ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat