Plagoset një person në Gjakovë – policia në kërkim të të dyshuarit

Kronikë e zezë

Plagoset një person në Gjakovë – policia në kërkim të të dyshuarit

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 21:03
Foto ilustrim

Një person është plagosur me armë zjarri këtë të premte në Gjakovë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 18:20 në rrugën “Yll Morina”.

“Sot rreth orës 18:20 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore ishte qëlluar më armë zjarri në rrugën ‘Yll Morina’ në Gjakovë”, ka thënë  zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai ka bërë të ditur se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, përderisa viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë.

“Nga informatat e para të pranuara nga personeli mjekësor, viktima është jashtë rrezikut për jetë. Aktualisht policia është duke ndërmarr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit si dhe kapjen e të dyshuarit”, ka përfunduar Elezaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat