Plas sherri në trafik në Viti, 28-vjeçari e kërcënon me armë të miturin

Kronikë e zezë

Plas sherri në trafik në Viti, 28-vjeçari e kërcënon me armë të miturin

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Konfliktet në trafik janë goxha të shpeshta në vendin tonë dhe jo rrallëherë eskalojnë në kërcënime serioze e përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Në shumicën e këtyre rasteve, mollë sherri bëhen shkeljet e rregullave të komunikacionit, duke i shtyrë kështu shoferët të përfshihen në probleme serioze.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Adem Jashari’ në Viti, ku një person dyshohet se ka kërcënuar me armë një të mitur.

Media mëson se 16-vjeçari ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se pas një konflikti verbal në komunikacion, 28-vjeçari ka ekspozuar një armë zjarri dhe e ka kërcënuar.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor ku ka pranuar të dorëzojë armën që posedonte.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe i njëjti do të hetohet për veprat penale ‘Kanosje’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat