Digjet një veturë në Prizren, pronari deklaron se dëmi i shkaktuar ka vlerën 43 mijë franga

Kronikë e zezë

Digjet një veturë në Prizren, pronari deklaron se dëmi i shkaktuar ka vlerën 43 mijë franga

Më: 20 mars 2024 Në ora: 23:14
Foto ilustrim

Një veturë është përfshirë nga zjarri gjatë pasdites së sotme në fshatin Grazhdanik të Prizrenit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi theksoi se rastin në polici e ka raportuar pronari i veturës, e ngjarja ka ndodhur gjersa ishte duke ngarë automjetin, i cili ishte me targa zvicerane.

“Sot me date 20.03.2024 rreth orës 18:40 një qytetar raporton në Polici se fshatin Grazhdanik, Prizren përderisa ishte duke ngarë Automjetin e tij Mercedes GLA i vitit 2018, me targa Zvicerane, papritur heton tym dhe një ere benzine në Automjetin e tij ku ndalon për ta shikuar problemin dhe në atë moment Automjetin e ka kapluar zjarri”, u shpreh Bytyqi.

“Pas raportimit në vendin e ngjarjes kane dale policia dhe n zjarrfikësit dhe e kane shuar zjarrin si pasojbe zjarrit automjeti është djegur tërësisht. Viktima deklaron se demi i shkaktuar ka vlerën rreth 43000 Franga zvicerane. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe është filluar rasti “Incident zjarri””.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat