“Populli s’ka pare” - edhe në Kukës tregjet plot, por s’ka kush të blejë

Kukësi

“Populli s’ka pare” - edhe në Kukës tregjet plot, por s’ka kush të blejë

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 13:28
Kukës

Edhe në Kukës tregjet janë plot me produkte, por bosh me blerës.

Tregtarët thonë se çmimet janë shumë lirë, por shitjet janë shumë të ulëta në prag të festave të fundvitit në krahasim me vitet e tjera.

“Populli s’ka pare, kur s’ke pare nuk blen” thonë tregtarët.

Megjithatë janë blerë dekorime për të sjellë pak atmosferë.

Prej disa vitesh Kukësi vijon të jetë qytet i varfër sa I takon të ardhurave për frymë.

Ora News sjell një vëzhgim në tregjet e këtij qyteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat