Kosova i vjen në ndihmë Kukësit me forca të ushtrisë dhe zjarrfikëse

Kukësi

Kosova i vjen në ndihmë Kukësit me forca të ushtrisë dhe zjarrfikëse

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Në Kukës autoritetet vijojnë operacionin nga ajri dhe toka për shuarjen e flakëve që kanë përfshirë këtë zonë.

Kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka kërkuar ndihmë nga autoritetet e Kosovës pasi situata duket kritike.

Bëhet me dije se shërbimeve zjarrfikëse në Kukës, u janë bashkuar 100 forca nga Kosova.

Prej tyre, 50 do të operojnë tek zona e quajtur Laku i Thive dhe 50 do të ndërhyjnë tek Qafa e Kumbullës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat