A e meriton Anton Çetta bustin para Institutit Albanologjik të Prishtinës?

Kultura

A e meriton Anton Çetta bustin para Institutit Albanologjik të Prishtinës?

Më: 6 janar 2019 Në ora: 00:22
Anton Çetta

Humanisti me nam shqiptar, Anton Çetta do të mbahet mend për kontributin e tij të madh që e dha në pajtimin e gjaqeve mes shqiptarëve.

Vendosja e bustit të tij para Institutit Albanologjik të Prishtinës vazhdon që të jetë temë diskutimi. Disa thonë se busti i tij nuk duhet të ngrihet para Institutit, ndërsa disa të tjerët insistojnë që busti duhet të ngrihet vetëm para Institutit.

Me projektin e tij të pajtimit të gjaqeve ai i shërbeu popullit dhe shoqërisë, i shërbeu iluminizmit të popullit, shoqërisë dhe publikut të gjerë, shkruan kultplus.

Më 2 shkurt 1990 me nismën e Anton Çetës nisi në Kosovë aksioni atdhetar e humanitar i faljes së gjaqeve që mori përmasa të gjera, duke u përhapur anembanë vendit. Ky konsiderohet edhe si viti më i organizuar dhe më frytdhënës i kombit shqiptar që hyri në histori si vit i bashkimit e i pajtimit të popullit shqiptar kudo që jetonte, brenda trojeve etnike dhe mërgatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat