Oeneum - gëzuar katër vjetorin, drejt përjetësisë !

Kultura

Oeneum - gëzuar katër vjetorin, drejt përjetësisë !

Nga: Behare Shabani-Neziri Më: 13 janar 2019 Në ora: 08:07
Kryetare: Behare Shabani -Neziri , Ejup Ajdini, Daim Iljazi, Eroll Veliu, Nita Beluli, Rami Kamberi

Moteve kur në qytetin e dy universitteve – Tetovë, gjuha e shpirtit, që shkruhej nga penat të cilat kërkonin shtegun e bashkimit për t’i mbetur kohës dëshmi, se: ky qytet i lëvizjeve të mëdha kombëtare, di të ndërtoj edhe kalanë e kulturës dhe, mbi këtë kala të lind dielli i kujtesës, që të ndriçoj si xixë stralli nga hiri i lashtësisë si dritë e ardhmërisë për brezat e kohës dhe, ata që do të vijnë si yje për një qiell pafundësie mbi tokën e lodhur nga luftërat dhe betejat, që pinin dritën, për të erësuar edhe më shumë shtegun, që sytë e shikonin, por, shikimet se preknin dot. Dhe, si dhuratë nga Perëndia, lindi kalaja e bashkimit të penave, që në shenjë kujtese për të nderuar lashtësinë e për të ndërtuar ardhmërinë e kulturës dhe artit të të shkruarit – gjuhën e shpirtit, e pagëzuan: Shoqata e Shkrimtarëve Oeneum – Tetovë.

Shoqatë, që më 10.01.2019 e festojë katër vjetorin e lindjes duke i rikujtuar ditët e hapave të parë, që ecjen e bënte mes mjegullave, që rëndonin mbi qytetin e qëndresës dhe, duke i rreshtuar sukseset e katër viteve, sytë i drejtonte drejtë sfidave të reja për t’i mbetur kohës me jetë përjetësie, siç u lind – Kala e Bashkimit e, jo si hijenat apo përfitimtarët e interesave individuale, që e kalojnë kufirin e pangopësisë duke dashë të duken si piramida apo kala, që kultivojnë kultur e në veçanti artin e të shkruarit.
Dhe, duke i kujtuar katër vitet e lindjes e, duke i rreshtuar sukseset i shpalosi edhe pikësynimet e viteve, që do të vijnë, duke i analizuar pikat më të zëshme për Shoqatën dhe mbarë hapësirën e shoqërisë shqiptare e më gjerë.

Më tej, duke diskutuar për sukseset e duke i kujtuar nismëtarët e parë, hapi shtegun për brezat e ri, që artin e të shkruarit e kanë gjuhë shpirti, që përjetësia t’i qëndiset me pena të reja e me shikime të reja.

Me respekt e mirënjohje të veçant, për përkrahjen morale dhe materiale, që i dhanë Shoqatës së Shkrimtarëve Oeneum, si: Komuna e Tetovës, Ministria e Kulturës dhe resataurant Arbri dhe, me shpresë se ndihma e institucioneve dhe individëve, që artin e të shkruarit e kanë frymë jete, nuk do të mungojë kurrë, që kjo Kala e Bashkimit, të lartësohet deri aty, ku tokë e qiell bashkohen brenda pafundësisë.

Kështu që, pasi jemi një Kala Bashkimi e, shoqëria jonë është një e jo një individi, edhe në këtë përvjetor nuk e pamë të arsyeshme si Kryesi, që të meremi me emra, por me suksese, ngase Shoqata e Shkrimtarëve Oeneum është një Shoqatë e përbërë nga shumë emra, që vetë pagëzohen OENEUM.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat