Vitore Stefa, Cota Luna dhe Fadile Skendaj marrin pjesë në Ceremoninë e Sozive

Kultura

Vitore Stefa, Cota Luna dhe Fadile Skendaj marrin pjesë në Ceremoninë e Sozive

Nga: Albert Z. Zholi Më: 23 janar 2019 Në ora: 10:48
Ceremonia e Sozive

Në datën 19 Janar 2019, në Itali u zhvillua Ceremonia e Iinagurimin Internacional të Kalendarit të Sozi-as të Italisë ku morën pjesë rreth 300 Sozi nga e gjithë Italia. Në këtë Ceremoni madhështore nga vendi ynë morën pjesë  shumë zonja si Sozi por edhe për çmim karriere.

Ndër to veçojmë:  Znj. Fadile Skendaj e cila mori Certefikatën si Sozia Zyrtare e Rafaela Karras. 

Një çmim interesant mori dhe patriotja e madhe, poetja Vitore Stefa Leka e cila u nderua me çmimin e “Karrierës” si një grua me ndjenja të theksuara humane.

Image

Coa Luna, gruaja shqiptare që është sozia e Claudia Cardinale (Klaudia) ishte e ftuar nderi pasi është pjesëmarrëse gjithmonë në këtë event kaq të rëndësishëm në Itali dhe u jep fashet modeleve dhe cmimet e fituara, pranë Jurisë.

Një gjë e rrallë kjo ku tre gra shqiptare marin pjesë në një event tepër specifik. Nga asnjë vend tjetër Europian nuk kishte tre përfaqësuese si vendi ynë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat