Kërkohet që burgu i Prishtinës të shndërrohet në muze - Bota Sot
Kërkohet që burgu i Prishtinës të shndërrohet në muze

Kultura

Kërkohet që burgu i Prishtinës të shndërrohet në muze

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 12:47
Foto

Kryetarja e këtij komisioni Duda Balje, tha se duhet të ruhet historia e atij burgu, duke përmendur se në atë burg ka qenë edhe Adem Demaçi e shumë veprimtarë të tjerë.

“Ne e dimë se burgu i Prishtinës ka qenë i torturës dhe unë besoj që jemi në rrugë të mirë dhe kërkesa jonë është shumë me vend. Do të bëjmë kërkesë nga Ministria e Drejtësisë dhe nga Ministria e Administratës Publike”, tha ajo.

Deputetja Luljeta Veselaj-Gutaj, tha se ideja për ta shndërruar në muze është shumë e mirë.

“Tani janë pjekur kushtet që të kemi një kujdes të veçantë për këtë temë. Të gjithë e dimë se gjatë viteve të 90 janë mbajtur në burg si ikona si Adem Demaçi dhe unë jap mbështetje kësaj çështje”, tha ajo.

Deputetja Teuta Haxhiu, tha se ky vendim është i vonuar, megjithatë tha se duhet të veprojnë më shpejt që të mos humbin gjurmët.

“Është një gjë shumë e mirë që duhet ta marrim një vendim shumë shpejt që të mos humbin gjurmët”, u shpreh ajo.

E deputeti Shemsi Syla tha se duhet të sigurohen se përveç objektit, t’i kenë edhe dokumentacionin përcjellës.

“Duhet shtuar edhe diçka, pos kërkesës që të jepet objekti si vepër muze, por të na japin të gjitha ato gjurmët, dokumentacionin që i ka përcjellë të burgosurit e asaj kohe. Kjo është shumë e mirë, por është shumë e vonë dhe kërkoj që të gjitha burgjet hetuese të ruhen”, tha ai.

Mbështetje idesë për shndërrimin e burgut në muze i ka dhënë edhe deputetja Lirije Kajtazi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...