Me Elida Dunin, në mes! - Bota Sot
Me Elida Dunin, në mes!

Kultura

Me Elida Dunin, në mes!

Nga: Bajram Sefaj Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 14:54
Bajram Sefaj

Mbi qiellin, gjithnjë  të pastër e të kthjellët, të Zvicrës, (të Gjenevës, në hollësi), kohëve të fundit, është shfaqur edhe një “shpend” krahëlehtë. Një bend a grup, muzikantësh të spikatur, me emrin turk “Aksham”. Kjo aspak nuk prish punë se çfarë emri mban! Nuk e trazon as humorin as gëzimin kur kësaj i shtohet e dhëna se, tra kryesore, shtyllë vertebrale, i këtij grupi (bendi), Aksham, Muzg, a lë të quhet si të dojë, për shqiptarët,nuk është as muzg as kurrgjë tjetër. Është agim i shndritshëm, kur  në qendër të tij është Elina Duni. Këngëtarja shqiptare, tashmë e njohur dhe e popullarizuar që, pos në Kosovë dhe Shqipëri, atë e njohin edhe skenat e podiumet edhe shumë më larg. Ngase, çdo paraqitje të saj, kudo e kurdoherë, e shpërblehet me duartrokitje të gjata. Jo vetëm kaq. Për këngën, për këndimin, për timbrin e saj karakteristik e veçantë,  mbi këtë yll shqiptar, është folur dhe është shkruar shumë e shpesh. Si në shtypin (mbarë) shqiptar ashtu edhe në atë të huaj, me epërsi të shtypit, të shkruar dhe elektronik zviceran, në të tri gjuhët (frëngjisht, gjermanisht dhe italisht) të këtij shteti  me shumë etni dhe më standard të lartë.

Hiç më larg së kësaj të shtune, në numrin e saj revyal, gazeta e madhe “Tribune de Genève” (Tribynë de Zhenevë) e Zvicrës franceze (frankofone), madje në dy faqe (30 e 31) të formatit të madh, të shtojcës për kulturë e art, sjell reportazhin e gjatë (të ilustruar edhe me fotografi të madhe), me titull “Aksham, chanson jazz au crépuscule”, që ia kushton këtij grupi muzikor,  gjithnjë duke ngulur këmbë e potencuar se, në qendër të këtij kuarteti, është këngëtarja shqiptare, Elina Duni. Zvicra, le të dihet edhe kjo, është atdheu i dytë i kësaj këngëtarje të shquar dhe, tashmë, me reputacion, mund të thuhet edhe ndërkombëtar. Këtu e disa vjet ajo jeton (në Bernë), ku punon, krijon dhe këndon.

Zemra i këndoftë, përgjithmonë!  

Aq më parë, kur ndërkohë, herri e pastroi, (si të thuash) repertorin e saj të ngarkuar të fillimit të karrierës, kur paralelisht këndonte, pos në gjuhën e nënës shkrimtare bilenge, (e ëma e saj Besa Myftiu), shkruan edhe shqip dhe frëngjisht paralelisht,  dhe të atit, (z. Spiro Duni), aktor dhe regjisor i shquar nga Tirana. Në fillim, interpretonte në gjuhën maqedonase, në gjuhen bullgare, në gjuhën greqishte, natyrisht, edhe  në ndonjë gjuhë tjetër! Tash Elina këndon e interpreton, vetëm në gjuhen shqipe, përsëdytë, loçka e zemrës i këndoftë!

Sa të shënohen emrat edhe të katër anëtarëve të tjerë, që përbëjnë këtë grup: David Enhco, trompetë, Marc Perrenoud, piano, Florent Nisse, kontrabas dhe Fred Pasua, bateri,  gjithnjë, në krye vendi, këngëtarja shqiptare, zonje Elina Duni, dhe t’i urohet këtij kuarteti muzikor, frëng-zviceran, rrugë e gjatë suksesi, krejt natyrshëm, mbyllët ky shënim rasti, me këtë rast!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...