Dialog miqësor me aktorin dhe regjisorin Ilirjan Fatkoja

Kultura

Dialog miqësor me aktorin dhe regjisorin Ilirjan Fatkoja

Nga: Sulejman Mehazi Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 13:24
Sulejman Mehazi

"...Turpi Shqipërisë, askundi s'janë, edhe 100 vite shkrirjesh e shkrumbosjesh mandatesh të opozitës shqiptare, përsëri s'bëhet Shqipëria..."

I nderuar Ilirjan Fatkoja, edhe 100 vite shkrirje mandatesh të opozitës shqiptare, përsëri s'bëhet Shqipëria jonë, kur se do se do, e kur s'bëhet s'bëhet, ashtu Zoti ka thënë si duam ne, të keqen e kërkojmë, e keqja na vjen, të mirën e mohojmë e mira s'na vjen. Neve na kanë mbetur vetëm lavdet e zbrazura e kurrgjë tjetër. Vetëm popujt e dobët e të robëruar merren me errësirën historike se sa me të ndriturën e të tanishmes; popujt që s'kanë ardhmëri merren me të kaluarën e lavdishme. Jo mik i nderuar Ilirjan, s'është koha e Rilindjes Kombëtare për t'u krenuar se jemi popull më i lashtë në Ballkan, se para erës sonë e para Krishtit e se shtetet rreth e për qark Shqipërisë kanë folur shqipen(ilirishtet), se kemi bërë luftëra të shumta që nga Skënderbeu e këndej e kemi shumë hero e dëshmorë; kemi besën e folklorin e pasur, bujarinë e fisnikërinë; kemi patur e kemi personalitete të shquara botërore siç janë: Skënderbeu, të Shenjtën Nënën Terezë, tani Ferid Muratin e Kadarenë etj., e çfarë tjetër s' kemi?

Po, popullit tonë i ka munguar e i mungon vetëm një gjë, politikanë e diplomatë besnikë shqiptarë. Sa të mirë e dashuror jemi kur na  udhëheqin të huajt, sa të këqinj e të poshtër kur na udhëheqin tanët. Kot e kemi, s'dimë të mbajmë pushtet e shtet. Faktet historike tregojnë se sa të ashpër e armiqësor jemi ndaj pushtetarëve sa s'jemi vet në pushtet, e kur bëhemi të pushtetshëm atëherë bëhemi më të ligj sesa ata; sa patriotë të kombit e atdheut kur jemi në opozitë, e sa të poshtër e të korruptuar kur jemi në pozitë. 107 vjet pavarësi e askund s'jemi. Ahmet Zogu e la Shqipërinë e iku; Enver Hoxha me atë sistemin e tij shtetëror jo shqiptare sllavo-staniliste, e shtrydhi dhe e topiti popullin shqiptar; demokratët pas 1990 të etur pas pushtetit e pasurisë e plaçkitën, e pikëlluan popullatën shqiptare sa që  u detyruan të ikin kah sytë këmbët, disa në shtetet perëndimire, në Amerikë e Kanada, e zbrazën gjysmën e Shqipërisë.

Këtyre të sotmëve, Edi Ramës, Ilir Metës, si s'ju vjen turp për politikën narkodemokratike, despotike, korruptive e skandaloze. A s'është turp për qeveritë e njëpasnjëshme demokratike shqiptare. Si është e mundur Bullgaria, Romania të jenë para nesh?, si është e mundur Sllovenia gjatë periudhës katër vjeçare të pavarësisë të anëtarësohet në të gjitha instancat evropiane e botërore, e ne jo?

Nëse ju, Edi Ramë adidaska, Ilir Metë pasaniku, Sali Berishë demokrati, e Lulzim Bashë tendë-demostruesi nuk mund ta bëni Shqipërinë europiane, ikni sa më shpejt se s'kemi kohe t'ju presim dhe 107 vjet të tjera.

Momentalish, Shqipëria politikisht është më e pa shpresë sesa Kosova, Kosova e ka Albin Kurtin e ri, ambicioz e të mençur, ju, atje në Shqipëri s'keni alternativë rinore, të re përveç kriminelëve, gjysëm kriminelëve e të korruptuarve: Rama, Iliri, Basha e Sala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat