Perëndia thoti fliste shqip

Kultura

Perëndia thoti fliste shqip

Nga: Atdhe Geci Më: 15 mars 2019 Në ora: 13:03
Foto ilustrim

- P o e m ë

Perëndia më bekoi me emrin, Thoti
Mua, krijuesin e Matematikës dhe,
të Teorisë së Relativitetit, shpiksin
e numrave dhe, të Kordinatave në
Fizikë ,e në Astronomi, shpiksin e
ADN-së, shkrimtarin e 45 veprave. 
Jam i botuar në pllaka të Esmeraldit. 
Unë krijuesi i “Këngëve hymnore”,
i besuari i dhomave të Amentit, poet
i këngëve të dy botëve njerëzore,
perënditë më dhanë çelësin e lirisë
e më zgjodhën Perëndi të njerëzimit.
Thoti, - kam pirë kupat e njohurive
të zotave të tokës dhe të gjithësisë. 
Pyes? Pse edhe pas mijëra vjetësh
të qytetërimit të Atlanditës Pellazge
ndalohem të lexohem nga njerëzimi!
E di përse: unë vij drejt e nga shpirti, 
Pellazgo-Atlantid, ky qytetërimi ynë,
e ka kohën e shkuar, - kujtime që më
kthejnë në mëngjeset e së kaluarës,
në agimet mitike me mjegull dhe shi, 
Lir, mendja më lundron nëpër antikë...

Ç´farë të themë për bijtë e Atlantidës
për stërgjyshërit e mi të Keorit e të
Undalit. Jam Thoti, Zot i shpallur
nga zotat e jetës dhe të vdekjes dhe, 
jam i lirë nga vdekja dhe nga jeta!...
Lir, jam ai urtaku në Arkën e Noes
ai, që shkroi për të gjitha udhëtimet
për 4 motrat e mia, bija të pellazgëve
atlantidën, ilirioten, Epiroten e dardaneshën
Të shndërruar në abetare të para të
njerëzimit. Unë, Thoti e dëshmojë se
flas shqip dhe, në shqip shkruaj libra.
Botimi i librave të mi nëpër pllaka
esmeraldi, më shndërruan në Libër
në Kryeperëndi të tërë njerëzimit!..
Këtë besim të perëndive do ta quaj
dhuratën më të çmuar të botënave.. 
Jo rastësisht i fitova çelësat e jetës,
të jem i lirë nga jeta dhe vdekja.
Thoti,- zotërat më zgjodhën perëndi
udhës për të pambërritshmen, mua
më liruan nga Dhomat e Amentit,
ku roje bëja pranë mistereve të botës!..
Thoti, - jam dëshmitar i ngjarjeve
të mëdha, njeri perëndi i Atlantidës.
Perëndia mua më vlerësoi e m´i dha
çelësat e dy botëve! Më liroi prej
jetës e vdekjes! Unë të jem Krijuesi,

më i plotëfuqishmi i Njerëzimit tuaj
Jam Thoti, kryeperëndia njerëzore
Keopsi kur vdiq, një libër timin e
mori me vete, që ta ketë në përjetësi
si pasuri të botës, që ai i përkiste!..
Jam dëshmitar i mistereve të mëdha
Atlantida dhe banorët e saj, vajtën 
në përjetësi. Unë, Thoti, kam pirë
shumë lëng drite nga kupa e dijeve
dhe kupa e fshehtësive . Unë, kurrë 
s’jam grindë me tokën dhe perënditë.
Falë tyre unë i fitova dy botët e mia!
Mençuria ime më njohu, Perëndi!
vallja e vezëve dhe gurëve mbi rërë
kurrë s’ më ka pëlqyer, për shkak të
të humbjes së vezëve garën me gurët.
Thoti,jo rastësisht jam poet e perëndi
se, Thoti flas shqip s'ka asnjë dyshim
Jam Perëndiu i Atlantidës Pellazge, 
ngrita qytetërime, Shtëpinë e Keopsit 
e dritë i dhurova të gjithë njerëzimit!...

Atdhe Geci - Dortmund, 2019

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat