Mes lodrave, princeshë me kurorë - Bota Sot
Mes lodrave, princeshë me kurorë

Kultura

Mes lodrave, princeshë me kurorë

Nga: Gezim Loka Më: 21 mars 2019 Në ora: 11:28
Rea Allkja

Ti rritesh dhe ikën si flladi,

Mëngjezet m’i bën më flladitës,

Në sytë e tu rrjedhin ujëvarat

Dëshira njomëzake përtëritës.

 

Në botën e kukullave e gjen botën,

Mes lodrave princeshë me kurorë,

Mezi pres në ditëlindje ta pres tortën,

Në pranverat e tua të bardha si dëborë.

 

Rea, ke emër perëndie pellazgo-ilire,

Emër dielli, emër lavdiplotë lartësie,

Në vitet e tua fryjnë erëra pafajësie,

Motet me lule zambaku, me nure e hire.

 

Ti rritesh dhe ikën porsi era,

Pranë teje moshën nuk e ndiej,

M’i gëzosh dhe njëqind pranvera,

Vitet e së shkuarës tek ti unë i gjej…

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...