Ti flet me diellin

Kultura

Ti flet me diellin

Nga: Ramiz Spahiu Më: 24 mars 2019 Në ora: 06:34
Ramiz Spahiu

Aty ku trupi të ra,

Toka u skuq, u nxi,

 u shëmtua.

Fytyra t’është zbardh e qeshë

e zbukurua.

Emri t’është rritë e ndritë

e lartësua.

Djali në dëshmor

u përjetësua.

Burri në përmendore

u gurësua.

Nga lapidar’ i qeshur e shikon

qiellin.

Dhe, ashtu i qeshur ti flet

me diellin.

 

Ti shkove

(Kushëririt tim, dëshmorit Ismet Spahiu)

 

Ti shkove i qetë, i heshtur, fjalëpak,

Ti shkove por mbete për shokët n’merak.

Ti shkove t’strehosh fëmijet prej shtëpisë,

Ti shkove ball-lartë, me hap drejt lirisë.

Ti shkove i brengosur ç’u bë me shokë,

Ti shkove i brengosur ç’u bë me fëmijë.

Ti shkove në përmendore, hyre në përjetësi,

Ti shkove, ti solle për neve liri.

 

Luftë është

 

Luftë është kur sheh gjithkah

Shtëpi dyerhapura, të braktisura

Libra të shkyer, të shkepur n’çdo anë

Pleq e plaka me plaçka n’dorë

Gra, fëmijë, tek – tuk ndoj burrë

Të vrarë, t’plagosur, t’mbetur n’për udhë!

 

Luftë është kur sheh gjithkah

Shtëpi tek digjen flakë

Përreth, përqark shkrumb e hi

Të djegur, të vrarë, të masakruar

Të pavarrosur, të paharruar!

 

Luftë është kur sheh gjithkah                 

Rroba fëmijësh shkepur e shkyer,

Lodra fëmijësh me gjak përlyer,

Fëmijë të vrarë me lodra përzier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat