“Vuejtja”. Poezia fantastike nga Migjeni. Kaq shumë dhimbje në kaq pak vargje… - Bota Sot
“Vuejtja”. Poezia fantastike nga Migjeni. Kaq shumë dhimbje në kaq pak vargje…

Kultura

“Vuejtja”. Poezia fantastike nga Migjeni. Kaq shumë dhimbje në kaq pak vargje…

Më: 17 prill 2019 Në ora: 17:49
Ilustrim

Ka do dit 
që po shof fare mirë 
se si nga vuejtja syt po më madhohen, 
nepër ball dhe ftyrë rrudhat po më shtohen 
e si buzqeshja m’asht e hidhun… 
… dhe po ndij 
se si mëngjeset e mia 
nukjanë ma mëngjese hovi e pune, 
as ndërtimi, por të shtymt dita më ditë 
e një jete që s’durohet. 
Dalngadalë po shof 
si jeta një nga një 
secilin ndjesi 
me tradhti 
po ma vulos 
dhe s’po më mbetë asgja 
që me u nda 
si shej gëzimi, 
përpara 
nuk e dishe, ojetë, 
se kaq i tmerrtë 
asht grushti i yt 
që mbyt 
pa mëshirë. 
Por kot 
në pasqyrë po shof 
se si nga vuejtja syt po më madhohen 
nëpër ballë dhe në ftyrë rrudhat po më shtohen, 
dhe shpejt do të bahem 
flamur i vjetruem 
i rreckuem 
ndërluftat e jetës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...