Historia e Deçanit nuk mund të shkruhet pa emrin e “Pishtarit të diturisë!

Kultura

Historia e Deçanit nuk mund të shkruhet pa emrin e “Pishtarit të diturisë!

Nga: MSc. Adem Lushaj Më: 19 qershor 2019 Në ora: 19:17
Osman Tolaj

“Ah sikur të kthehet sërish koha e Gjimnazit të artë, kur ishte drejtor Osmon Tolaj”. “A e mbani në mend kohën e artë të Osman Tolaj, kur ishte drejtor i gjimnazit “Vëllezërit Frashëri”. “Kur ishte drejtor Osmon Tolaj, nxënësit e Gjimnazit të Deçanit, pranoheshin pa provim pranues në çdo universitet”. “Osmon Tolaj ishte këmbëngulës për lirimin e Pushimores së Fëmijëve “Pishat e Deçanit” nga KFOR-i”. E shumë e shumë diskutime tjera dëgjohen nga deçanasit të cilët kanë arritur të kalojnë nëpër dyert e Gjimnazit Vëllezërit Frashëri të Deçanit, kur në krye të menaxhimit të këtij institucioni për 8 vite qëndronte, profesori i Fizikës, tashmë i ndjeri Osman Tolaj. Edhe pas shumë vitesh, ata që ishin nxënës, ata që kishin punuar apo njohur të ndjerin Osman Tolaj, lëkunden nga vendi si shenjë respekti dhe nderimi për figurën e njeriut që la gjurmë të pa shlyera në historinë e Komunës së Deçanit.

Osmon Tolaj,  la mbresa të pashlyera të nxënësit e kolegët e tij, te bashkëvendësit dhe bashkëveprimtarët, te qytetarët e kësaj komune e jashtë saj, i cili për asgjë tjetër, do mbetët në mbamendjen, për “kohën e artë” të gjimnazit “Vëllezërit Frashëri”, që njihet si koha e “Osmon Tolaj”, kur ky gjimnaz bëri emër jo veç në Kosovë”. Ishte vështirë të kalohet nëpër atë kohë të “përlloçur”, e të mbetët i pa njollosur, sikurse që mbeti gjatë gjithë jetës së tij. Osmani gjatë gjithë jetës së tij, punoi me përkushtim dhe nder në shërbim të arsimit shqip, në shërbim të popullit dhe vendit të vet.

Edhe pas luftës, Osman Tolaj, kishte arritur të ruaj veprën e tij të pa prekshme, duke mos ngarend, as pas posteve, e as pas grupimeve politike. Ishte njëri modest dhe si intelektual në pension, gjithmonë ishte i gatshëm që të ofrohej në shërbim të çështjeve që ishin me interes për Deçanin. Vazhdimisht ishte vënë në kërkim të lirimit të Pushimores së Fëmijëve “Pishat e Deçanit”, përkundër respektit që kishte ndaj forcave paqeruajtëse të vendosur në këtë objekt gjigant për zhvillimin e Deçanit. Ai çdoherë thoshte se kjo hapësirë duhet të jetë në disponim të fëmijëve dhe turistëve, jo të mbetët peng i politikës dhe ndikimit të objektit fetar, i atij të Manastirit të Deçanit. “Jemi privuar nga e drejta për shfrytëzimin e kësaj pushimoreje për fëmijët e Kosovës”, thoshte ish drejtori i saj, i cili dyshonte çdoherë që ky objekt do lirohej nga KFOR-i, ngase politika bën “pazare” gjithnjë për hatër të Manastirit.

Pra, Deçani ka historinë e vet, por nuk mund të shkruhet pa emrin e pishtarit të diturisë, njeriut që mbeti në historinë e këtij populli, historinë e arsimit deçanas dhe institucioneve të vendit.

Osman Tolaj, u lind me 21.12.1939 në Prejlep të Deçanit. Pasi përfundoj Shkollën fillore në vendlindje, mori rrugën e arsimit të tij, përkundër vështirësive të kohës që ishin, duke u bërë personi i parë i shkolluar ië këtij fshati, duke ndikuar tek të rinjtë tjerë që të ndjekin rrugën e tij. Pas përfundimit të studimeve në Universitetin e Prishtinës, përkatësisht në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, dega Fizikë, fillon punën si mësues në fshatin Prejlep, për të vazhduar e pastaj edhe në Rastavicë, Dranoc, dhe në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë, si profesor i Lëndës së Fizikës.

Me hapjen e gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, Osman Tolaj, kalon si profesor i  të njëjtës lëndë mësimore, ku me punën e tij të palodhshme, si pedagog dhe koleg i shkëlqyer, në vitin 1971, zgjidhet drejtor i këtij Gjimnazi, duke ushtruar këtë detyrë, deri në vitin 1979, periudhë kur ky gjimnaz, ishte shembull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat