Kur lufton i kuqi me t‘kuqin, gjaku ç‘ngjyrë ka?

Kultura

Kur lufton i kuqi me t‘kuqin, gjaku ç‘ngjyrë ka?

Nga: Sabahate Byci Më: 8 korrik 2019 Në ora: 07:18
Sabahate Byci

Kur i ndihmon Shqiptari Shqiptarit,

E tregon ZEMRËN e Atdhetarit

Atdhetarit të madh të Skënderbeut

Trrimit të fortë të Mëmëdheut.

E i tregon ati shka, shka kaurrit

Që ndanë Fëmijt prej Babait

Dhe grauan prej Burrit,

Si n‘kohë të moqme të Shqiptarisë

Që i ranë thikė prapa Shqipërisë

E ia prenë krahun,bashk edhe dorën

Por nuk e dijten se ajo e ka Orën

E ka Orën e madhe të PERENDISË

Ti mbrojë gjith Shqiptarët e Shqipërisë

T’Kosovës Lindore e t’DARDANISË

Të Malit të zi, të Maqedonisë

Edhe të të bukures Qamërisë.

Se kur i ndihmon Shqiptari Shqiptarit

E tregon ZEMRËN e Atdhetarit 

Atdhetarit të madh prej Skëderbeut  

Trrimit të fortë të MËMATDHEUT.

Trusi ju o burra - o ju partiak

Ç’jeni ngritur pesh ore, gadi u bët gjak“

Se posti politik, sa ora vjen e shkon 

Por MëmAtdheu kur SËMURET

VËSHTIRË SE SHPEJT SHËRON.

Garat egoiste s’kan korrë kurr fitore

Veç kan nxitur grindje dhe kan bër hore

 Andaj të dashur vllezër, ju të politikes

Ruani Shqiptarinë nga tehu i thikes

Uluni në sofër t‘Nënës e bëni Betim

PËR BESË TË MADHE-PËR BASHKIM 

Më t‘bukur se Vendlindjen tënde

Më t‘shenjët asgjë në Botë nuk ka

- Kur lufton i kuqi me t‘kuqin

-Ç‘ngjyrë ka GJAKU VËLLA?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat