Dua... - Bota Sot
Dua...

Kultura

Dua...

Nga: Zymer Mehani Më: 21 korrik 2019 Në ora: 08:39
Zymer Mehani

Unë dua ta shoh Gjon Buzuk-Shqiptarin
Dhe dua ta pyes ku e shkroi “Mesharin”

Dua ta takoj edhe Pal Engjëll-Trimin
T’ma thotë me gojë t’vet “Formulën e pagëzimit”

Dhe Pjetër Bogdanin ta takoj unë dua
“Çetën e profetëve” ta pyes si e ka shkrua’

Pjetër Bud-vjershtorin dua ta takoj
T’më tregoj ai mua cili e tradhëtoi

Edhe Sami Frashërin dua që ta shoh
Për “BESËN” shqiptare diçka të më njohë

Bilbilin e Shqipes, Naimin e Madh
Dua ta takoj, se zemrën ma ngjall

Dua që ta pyes diçka për atdheun,
Për lulet e verës dhe për Skënderbeun

Me Filip Shirokën të takohem dua
T’m’njohë me “Dallëndyshen”, vallë ku ka shtegëtua’

Me Hil Mosin, miq, me këtë burrë shqiptari
Dua t’bisedoj, si duket tradhtari

Dëshiroj t’takohem edhe me Asdrenin
“Rreth flamurit t’përbashkuar” ta këndojmë refrenin

Edhe me Migjenin kisha dashtë të takohem
Por nuk pata fat se u dogj para kohe

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...