Dua

Kultura

Dua

Nga: Zymer Mehani Më: 4 gusht 2019 Në ora: 08:38
Zymer Mehani

Nuk di të shkruaj pa ndjenja

As të dashuroj pa zemër

Dhe as të këndoj nganjëherë

As të lëndoj ndonjë zemër t'mjerë

Dua t'i mashtroj stinët me dalldi

Të shoh dritësim, jo terr t'shkretë

Që njerëzimi të jetojë në dritë

Pa halle e brenga, sa të rrojë në jetë

Dua që urrejtje të mos ketë vërtet

As kufij dashuria, kurrë mos të ketë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat