Atdhetarizmi në veprat artistike të Spiro Xegës

Kultura

Atdhetarizmi në veprat artistike të Spiro Xegës

Nga: Bislim Aliu Më: 20 gusht 2019 Në ora: 09:43
Bislim Aliu

Spiro Xega, pa dyshim, bën pjesë në grupin e piktorëve të Rilindjes Kombëtare, të cilët artin e tyre e vunë në shërbim të çështjes shqiptare. Ai është një figurë e ndritshme e artit Shqiptar. Dhe, me temat e nduarnduarta historike tregoi dendur vlerën e lartë të artit Shqiptar. Gjithsesi, angazhimi i tij i madh, në këto vepra Kombëtare, tregoi me ngulm patriotizmin e lartë të tij. Dhe, mu për këtë, Xega ishte një patriot i madh dhe luftëtar i denjë  në çështjen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Piktori Spiro Xega, u lind në Opar, më 1876. Si i ri ishte tejet aktiv në çështjen kombëtare. Ndaj, ai ishte edhe anëtar i Shoqërisë së Stambollit. Por, edhe më vonë kur kthehet në atëdhe, mbanë gjithnjë lidhje me patriotët e Rilindjes Kombëtare. Ky patriotizëm i lartësuar, e detyron  atë që të jetë pjesëtar i çetës së Cerçiz Topullit me  armë në dorë për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Megjithatë, në fillim, ai ishte një tregtar që shiste gjësende të ndryshme në tregun e Korçës. Por, dashurinë e veçantë e kishte për arte vizive, e sidomos për pikturë. Kjo dashuri  vazhdimisht shtohej e shtohej.  E, sidomos dashurinë e madhe e kishte për  Skënderbeun. Këtë luftëtar të madh, ai e paraqiti në disa rrëfime dhe në shumë variante. Zatën, këtë shpërfaqje përkushtuese, piktori e bëri, duke e imituar dukshëm një tablo të piktorit Teodor Zherikos.

Për heroin kombëtar Skënderbeu, piktori Xega, i bëri disa vepra  (kryesisht të formatit të vogël), duke e paraqitur në shumë mënyra. Dhe, nga gjithë ai opus  veprash, për këtë figurë historike, do t’i veçoja veprat; “Skënderbeu pret delegatët e Sulltan Muratit” dhe “Portreti i Donika Kastriotit”.

Shpërfaqje e mirëfilltë në paraqitjen e portreteve

Piktori Spiro Xega, kishte një pasion të veçantë për portrete. Ai vazhdimisht orvatej në paraqitjen e tyre, kryesisht në portretizimin e anëtarëve të ngushtë të familjarëve. Ai e bëri edhe autoportretin e vet dhe kështu, me angazhim të pashoq, arrijti një sukses të dukshëm në paraqitjen e portreteve.

Fillet e para të piktorit për realizimin e tablove, ishin në periudhën e konsolidimit të pikturës laike në Shqipëri dhe zhvillimit të drejtimit të  të realizmit. Në anën tjetër, ishte koha kur bëheshin përpjekje për hapjen e ekspozitave të para të artit pamor dhe arsimin e piktorëve të parë, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Piktori Xega, vazhdimisht orvatej dhe gjithnjë ishte në kontakt me veprat artistike. Dhe, kjo dashuri e tij ishte e përhershme. Vazhdimisht interesoj dhe gjithherë ishte, aty kur flitej dhe punohej për artet vizive. Zatën, njohja me veprat artistike dhe këmbëngultësia e tij për çështjet  kombëtare, e bën piktorin Xega, që të jetë tejet aktiv dhe të merret me këto tema të mëdha patriotike.

Përkushtim i veçantë në realizimin e veprave patriotike

Piktori Spiro Xega, në vazhdimësi interesohej për tema historike. Dhe, për këtë dashuri të madhe, ai realizoi një mori veprash nga kjo lëmi historike. Në këto vepra të realizuara, gjithmonë hetohet ajo fryma romantike, e cila në vazhdimësi vërehet në tablotë e tij. Ndaj, mu për këtë dashuri të madhe, veprat e piktorit Xega, kanë rëndësi të madhe historike, sidomos për temat patriotike, të cilat kanë vlerën e veçantë në Historinë e artit Shqiptar.

Në  disa vepra të realizuara me përkushtim të lartë dhe me një realizim të veçantë, vlerësohen lartë për mënyrën e realizimit dhe, mu për këtë, në këtë realizim, vëreher paraqitja e tij tejet origjinale. Ky origjinalitet, dhe mbase, ky ndiesim i lartë,  vërehet përherë në krijimtarinë e tij. Dhe, nga gjithë ai opus krijimtarie, me ketë veçanti dhe me një rrëfim tejet përmbajtësor, gjithsesi, dallohet vepra; “Ceta e Shahin Matrakut” (1930), e cila ruhet në Galerinë Kombëtare të Artit në Tiranë.

Kjo vepër, në përgjithësi, shpalos elemente tejet të rëndësishme për rrëfimin e lartë kreativ të piktorit Xega, në zgjedhjen kompozicionale dhe paraqitjen e luftëtarëve të kësaj çete luftarake.  E, ajo që është më kryesorja, është paraqitja e notës së lartë  romantike e shprehur për mrekulli në këtë vepër përmbajtësore. Zatën, kjo notë  romantike, e shprehur nga piktori Xega, gjithsesi i jep monumentalitet të lartë lidhjes me traditën e shprehjes shqiptare në atë kohë. Origjinalitet kreativ dhe shpërfaqës, në këtë vepër, është tejet origjinal dhe i rëndësishëm  në mesazhin e lartë që vepra e transmeton.

Pjesë e Rilindjes Kombëtare

Pa dyshim figurat e paraqitura në pikturat e tij, e kanë paraqitjen e “komitëve” ose të “kaçakëve”, siç thirreshin në atë kohë nga populli. Kjo paraqitje e tyre, ishte sa romantike, por në  anën tjetër, aq edhe tërheqëse për piktorët dhe shkrimtarët e asaj kohe. Andaj, në GAK Tiranë, nga krijimtaria e piktorit Spiro Xega, ruhen 5 vepra të tij.

Përgjithësisht, krijimtaria  artistike e piktorit Xega, bën pjesë në grupin e piktorëve të Rilindjes Kombëtare, të cilët artin e tyre e vunë në shërbim të çështjes kombëtare. Ai kishte prirje të veçantë për artet pamore. Në përgjithësi, veprat e tij e paraqesin kohën e konsolidimit të pikturës  në zhvillimin e artit të realimit.

Veprat e tij, gjithsesi, e kanë vlerën e madhe historike, e sidomos temat e realizuara patriotike, që gjithsesi, e kanë vlerën e jashtëzakonshme në Historinë e artit Shqiptar. E, sot, piktorin Xega dhe krijimtarinë dhe krijimtarinë e tij, mbase, tejet rezonuese dhe të ndritshme,  na mbetet ta  përkujtojmë dhe ta analizojmë për këmbënguljen dhe për angazhimin e tij, mbase, patriotik, për çështjen Kombëtare në përgjithësi.

Gjithsesi, veprat e tij tejet të lartësuara, mbase kombëtare dhe patriotike, mbetën një vletë e madhe kombëtare, të cilat me përkushtim dhe me arritje të lartë artistike do t’i kujtojmë si shpërfaqje me ndiesim të lartë, patriotike, kombëtare, e sidomos me shpërfaqje të lartë artistike. Ato gjithnjë, do të shëmbllejnë dhe do të rrezatojnë me kreativitetin e tyre idealizues dhe fare përmbajtësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat