Komunikimi

Kultura

Komunikimi

Nga: Dr. Skënder R. Hoxha Më: 22 gusht 2019 Në ora: 19:26
Dr. Skënder R. Hoxha

1. Ç’është komunikimi ?

Fjalën komunikim nuk e kanë fjalorët e mëhershëm si, ai i “Bashkimit”, i Kristoforidhit, etj.. E kemi gjetur te “Fjalorth i termave letrare” të Meleq Shopi: Komunikim – Hyj në lidhje me dikë, shkëmbej mendime me dikë, kujtohem mirë me dikë, gjej një gjuhë të përbashkët.”

Në “Fjalor i gjuhës së sotme shqipe” janë trajtat e fjalës: Komunikat/ë,-Af.sh. 1. Njoftim zyrtar për çëshjtje të rëndësishme kombëtare ose ndërkombëtare, që bëhet botërisht me anë të shtypit, të radios etj., kumtim. Komunikatë zyrtare. Komunikatë ushtarake. Sipas një komunikate. (...) Si dhe KOMUNIKIM,-i, m. sh. – e, -et. 1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve KOMUNIKOJ, KOMUNKOHET. Komunikim i heshtur. Mjet komunikimi. Procesi (akti) i komunikimit. 2. Njoftim i shkurtër me gojë a me shkrim; kumtim, lajmërim.

KOMUNIKOHET. Psh. e KOMUNIKOJ. KOMUNIK/OJ kal., -OVA, -UAR libr. 1. Njoftoj, kumtoj.

2. jokal. Hyj në lidhje me dikë; shkëmbej mendime me dikë; merrem vesh mirë me dikë, gjej një gjuhë të përbashkët, kuptohem mirë me të. Komunikon me lexuesin (me spektatorin). Di të komunikojë me masat.[2] E ka edhe Fjalori Shqip – Serbokroatisht: Komunikat/ë, -a f.pl. – a komunike, sluzhbeni izveshtaj, saopshtenje, priopqenje; lëshoj nje komunikatë, objaviti komunike.

Komunikativ, e adj. 1. Komunikativan, prometni, saobraqajni; prelazan, priljepçiv 2. Razgovoran, otvoren; razgovorljiv, snalazhljiv; pristupaçan u ophogjenju sa drugima.

Komunikim, - i m. pl. – e saopshtenje, propqenje, obavest; opshtenje; mjet –i saobraçajno sredstvo sredstvo; ogllas, objava.

Komunikoj tr. Saopshtiti, saopshtavati, opshtiti, komunicirati, biti u vezi, biti spojen sa; vrshiti promet; saobraçati.[3]

Edhe shtazët, edhe shpesët, edhe insektet, pra, të gjitha gjallesat kanë gjuhën dhe mënyrën e tyre të komunikimit...

Gjvillimi i arsyes me të cilën u karakterizua lloji njerëzor i Homo sapien-sit, dëshmoi për zhvillimin e gjuhës dhe të përdorimit të saj nëpër nevoja të kësaj qenieje. Gjuha i dha krahë zhvillimit të të shprehurit. Kjo rrjedhje e zhvilloi të rrëfyerit çka rezultoi me zbulimin e një aftësie tjetër, atë të Homo narrans, term ky që së pari e përdori Ëalter Fisher në teorinë e tij te famshme mbi paradigmën narrative Ai qeniet njerëzore i dallon nga krijesat shtazore mu për faktin se e kanë aftësinë e të rrëfyerit dhe i quan “kafshë rrëfimtare”.

Të rrëfyerit, pra, është aftësia që kanë njerëzit për të komunikuar në mes vete, aftësia që u krijon njerëzve për të qenë socialë, për të shprehur ndjenjat, qëndrimet, përjetimet.

Komunikimi është ecuria që lejon gjallesat të shkëmbejnë informacion nëpërmjet disa mënyrave dhe niveleve. Komunikimi kërkon që të gjitha palët të kuptojnë një gjuhë të përbashkët që mund të shkëmbehet. paraqet procesin e kalimit të informatave nga burimi përmes rrugëve të mesme deri te pranuesi, si dhe kalimin e reagimit të pranuesit përmes rrugëve të mesme deri te burimi. Komunikimi si i tillë në procesin e vet përfshin dy ose më shumë persona.

Sipas ligjit me komunikim nënkuptohet çdo shkëmbim ose bartje informacioni ndërmjet numrave të caktuar të palëve me anë të mjeteve të shërbimeve publike elektronike në dispozicion. Kjo nuk përfshin ndonjë informatë të bartur si pjesë e një shërbimi transmetues për publikun nëpërmjet rrjetit të komunikimit elektronik, përveç nëse informacioni ka të bëjë me palën, si klient, abonent, regjistrues të identifikueshëm ose shfrytëzuesin (përdoruesin) që merr informacionin. (Internet)

Komunikimi ekziston që nga lashtësia dhe jeta pa të nuk do të mund funksiononte. Pra, jeta pa komunikim nuk do të kishte kuptim.

Komunikimi është proces i dërgimit, i bartjes (transmetimit) dhe pranimit të mesazheve, shenjave apo informatave.

Që të jetë komunikimi efektiv kërkon kohë, të menduar, përpjekje dhe dëshirën që ky proces të jetë efektiv.

Qëllimi themelor i çdo komunikimi është mirëkuptimi (të marrurit vesh).

Komunikimi paraqet lidhjen, ndarjen dhe bartjen e informatave në mes njerëzve. Këto lidhje mund të vendosen në mënyrë vizuele, me gjuhën e shenjave, me zë, me muzikë, me kontakte etj. Kështu, na ndihmon që të kuptohemi më mirë me njerëzit dhe të shprehim një shumësi nevojash psikike dhe emocionale.

Komunikimi na shoqëron kudo që jemi, kahdo që lëvizim dhe nëpër vende të ndryshme që gjendemi.

Lajmet e rreme dhe informacionet e shtrembëruara degradojnë kulturën e komunikimit dhe vetë komunikimin.

Komunikimi ndërkulturor gjithmonë ka kapërcyer kufijtë shtetërorë dhe administrativë për të vënë njohje më të thella midis popujsh.

Gjatë komunikimit, qoftë gojor apo shkrimor, fjalitë duhet të jenë të ndërtuara drejt sipas normave gjuhësore, gramatikore e semantike. Është shumë e rëndësishme sikur fjalia të përkufizohet sintaktikisht, duke pasur parasysh faktin se ajo është njësi që përbëhet nga një ose disa njësi kallëzuesore.

Në komunikimin gojor dhe në atë shkrimor fjalitë shenjëzohen sipas kuptimit shprehës dhe në pajtim me përdorimin e tyre në ligjërim.

Gjatë komunikimit gojor përdorim fjali dëftore, pyetëse, urdhërore, nxitëse, thirrmore dhe sipas këtyre qëllimeve të thënies edhe ligjërimit i jepim kuptimin e caktuar me anë të intonacionit, si: kur pyesim për diçka, e bëjmë zërin pyetës, apo kur shprehim ndonje urdhër, zërit i jepim ngjyrën e urdhëresës etj.

Kurse në komunikimin shkrimor këto forma të fjalive i shenjëzojmë me anë të shenjave të pikësimit, si: në fund të fjalisë dëftore (kur tregojmë a dëftojmë për diçka) vihet pikë, në fund të fjalive pyetëse vihet pikëpyetje, të fund të fjalive urdhërore, nxitëse, dëshirore etj. vihet pikëçuditëse.

1.2. Përkufizime shkencore mbi komunikimin

Termi “komunikim”

Termi komunikim është i burimit latin nga fjala “comunicare”, gjermanisht “teilen” = ndaj diçka me dikë, marr pjesë; bëj të përbashkët, shoqëroj. (...) Komunikimi është zbatim frymëzimesh e kërkesash përmes një sistemi shenjash. Ai lindi nga mbëhia e shprehjes së mendimeve në shoqëri, është ndërkëmbim ose bartje e informacionit. Ndërlidhja e individit me njerëz të tjerë varet nga komunikimi.

Komunikimi është i domosdoshëm për socializimin dhe arsimimin e secilit individ[6]. Pa komunikim nuk do trë mund të realizohej qarkullimi i mallrave dhe i njerëzve. Për këtë kemi edhe mjaft shembuj praktikë, si: “u pa se nga mungesa e komunikimit midis qeverive, Shqipëria i vuri bllokadë eksportit të miellit nga Kosova ose: nga mungesa e komunikimit midisë lirerëve partiakë të Kosovës , një kohë të gjatë pas zgjedhjeve të tetë qershorit, nuk u krijuann institucionet e shtetit etj. Pra, aty ku nuk zhvillohet komunikimi, ka vendnumërim.” Aty ka ngecje pothuaj në të gjitha fushat e punës e të jetës.

Me zhvillimet e informatikës e të elektronikës komunikimi mori dimenzione të reja, si për nga shpejtësia, mënyra, korrektësia etj., që favorizojnë vlerat e komunikimit – e bëjnë këtë më modern.

Gjuha e komunikimit si fenomen semitik është proces që mësohet që nga familja, institucionet parashkollore e që thellohet e zgjerohet gjatë niveleve të shkollimit. Kështusoji, komunikimi është “aftësi e njerëzve për t’ua shprehur njerëzve idetë, ndjenjat; ai është përbërës themelor i çdo lidhjeje sociale midis njerëzish”. Prandaj, nga kjo del e kuptueshme se sa janë të varur njerëzit nga komunikimi.

Është thënë se “Komunikimi është proces shenjash gjuhësore, por çdo proces shenjash nuk siguron komunikim... Sipas teorisë së Vitgenshtajnit kuptimi i shenjave gjuhësore ka si pikënisje përdorimin funksional të shenjave në sistem që siguron komunikim. Ai duhet të vihet në funksion pozitiv të mendimit, të të kuptuarit dhe të veprimit.”[8] Në këtë sendërtim marrëveshjeje ka edhe shenja paralajmeruese, p.sh. lotët e partnerit folës janë shprehje e pikëllimit ose gëzimit. Të kuptuarit e shenjave nuk është vetëm individual, por gjithnjë do parë si një proces social. Ai është një proces kognitiv madje edhe kompleks. Sipas Habermasit gjuha “banon” në qëllimin e të kuptuarit. Përgjigja e partnerit folës mund të lidhet me metakomunikimin pararendës, por diktohet edhe nga shtysa të tjera: sistemi nervor, ngacmimi, aspekti social, arsimor, kultura e komunikimit, seleksionimi i mjeteve gjuhësore e stilistike të të shprehurit etj. Sipas Luhmanit sistemi sosial nuk përbëhet nga individët ose grupet, por nga komunikimi.[9] Shenjat joverbale, që shpeshherë shoqërojnë komunikimin, duhet të shihen si tregorë të përforcimit të mendimit dhe si të tillë edhe si metakomunikim.

Allvvood e përcakton komunikimin si ndarjen e informacionit ndërmjet njerëzve me nivele të ndryshme të ndërgjegjësimit dhe kontrollit. Fjala "ndërgjegjësim" dhe "kontroll" mbart një tipar të rëndësishëm të kësaj ndarjeje tëinformacionit, që ndonjëherë nuk mund të jetë e qëllimshme dhe mund të ketë rrënjë në modelet dhe praktikat kulturore, por mund të çojë në kuptime ose keqkuptime(Allëood, 1985).

Përkufizimi tjetër i takon Martinit dhe Nakayamas të cilët përcaktojnëse komunikimi është një proçes simbolik ku realiteti prodhohet, mirëmbahet, riparohet dhe transformohet(Martin J. & Nakayama Th, 2003).

Oetzel nga ana tjetër beson se dallimet kulturore prodhojnë dallime në stilin e komunikimit, që mund të ndryshojnë nga njëra kulturënë tjetrën dhe mund të çojnë në keqkuptime dhe keqinterpretim të sjelljeve të komunikimit.

Këto keqkuptime mund të ndodhin edhe për shkak të pritjeve të komunikimit në një kulturë të caktuar e cila nuk plotësohet nga pala kundërshtare(Oetzel, 2008) .

1.3. Thellësitë e komunikimit

Me Komunikim nënkuptohet proçesi dhe modaliteti i transmetimit të informacionit nga një person tek tjetri , nëpërmjet shkëmbimit të një mesazhi të përpunuar sipas rregullave të një kodi të dhënë (Vigini, 1985).

Komunikimi ka të bëjë si me sferën e përditshmërisë dhe me fushën e reklamimit dhe marrëdhënieve me publikun, ku në secilën nga këto fusha, ai ka qëllime të ndryshme. Agjentët e komunikimit mund të jenë njerëz, gjallesa ose subjekte artificiale. Është ai që "merr" mesazhin dhe që i jep atij një kuptim, pra është potenciali krijues i qenies njerëzore që cakton domethënie për çdo gjë, duke krijuar "sistemin e komunikimit" me vetëm dy karakteristika të tij:

Imagjinata dhe Krijimi i simboleve.

Koncepti i komunikimit përfshin praninë e një ndërveprimi midis subjekteve të ndryshme: pra me fjalë të tjera, ai është një aktivitet që presupozon një shkallë të caktuar tëbashkëpunimit midis tyre. Çdo proces komunikimi zhvillohet në të dyja drejtimet[13] dhe, sipas studiuesve, nuk mund të flitet për njëkomunikim nëse rrjedha e shenjave dhe informacionit apo mesazhit të shpërndarë, është duke u zhvilluar vetëm në një drejtim.

Pra nëse një subjekt mund të flasë me shumë njerëz njëkohësisht, pa pasur shumë nevojë qëtë dëgjojë atëçfarë ata duan të shprehin, jemi në praninë e një proçesi transmetimi të thjeshtë shenjash ose informacionesh dhe jo në një proçes komunikimi.

Në proçesin e komunikimit, që përfshin qeniet njerëzore, gjendemi të ballafaquar me dy pole apo anë:

- Nga njëra anë komunikimi, si një akt i pastër bashkëpunimi, në të cilën dy ose më shumë individë "ndërtojnë së bashku" një realitet dhe një të vërtetë të përbashkët;

- Nga ana tjetër transmetimi i pastër dhe i thjeshtë, me një drejtim, pa asnjë shans për përgjigje, si përshembull në variantet e emisioneve televizive apo ligjëratave të konferencave.

Në mes, natyrisht, janë mijëra mundësi të e ndryshme komunikuese që ne të gjithë i përjetojmë çdo ditë e çdo kohë, si komunikimi në familje, në shkollë, në zyrë, në qytet etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat