Nexhmije Pagarusha nderohet me vendosje në pulla postare

Kultura

Nexhmije Pagarusha nderohet me vendosje në pulla postare

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 16:29
Kujtim Gashi

Në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Postën e Kosovës, përkatësisht Filatelinë e Postës, u lansua Pulla Postare në nderim dhe vlerësim të figurës së shquar, ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Me motivacionin e dhënies së kontributit në muzikën e mirëfilltë shqiptare, në rritjen e vlerave kulturore në shoqërinë tonë, me iniciativë të ministrit në detyrë Kujtim Gashi, Posta e Kosovës i dedikon legjendës së gjallë më muzikës shqipe Nexhmije Pagarushës Pullë Postare.

Më këtë rast, Gashi tha se sot është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë ne pra, lansimi i pulës Postare dedikuar ikonës së muzikës Nexhmije Pagarusha e cila ka dhënë kontribut të madh në përçimin e vlerave dhe traditave të vendit tonë me zërin e saj prej bilbili, me pjesëmarrjen e saj në festivale e skena të njohura ndërkombëtare.

Ai tha se me angazhimin e tij dhe të stafit të MKRS-së, është marrë iniciativa për pension shtetëror i përmuajshëm për Nexhmije Pagarushën.

Sipas tij, së shpejti MKRS-ja do të botojë një monografi për mbretëreshën e këngës shqipe, ‘Bilbilin e Kosovës’, si dhe në vendlindjen e saj në Pagarushë të Malishevës do të ndërtohet qendra e kulturës për nder të saj.

Mbesa e Nexhmije Pagarushës e cila pranoi plaketën e emisionit të ri të pullave postare, në emër të familjes e vlerësoi si mirënjohjen më të mirë, vendosjen e figurës së Nexhmije Pagarushës nëpër pulla postare. Ajo përcolli falënderimet e legjendës së gjallë Nexhmije Pagarusha për ministrin për iniciativën e marrë, duke shprehur mirënjohjen për kujdesin e treguar institucional të treguar ndaj saj.

E përfaqësuesi i Postës së Kosovës u shpreh se përmes pullës postare në nderim të figurës së Nexhmije Pagarushës ndjehet e privilegjuar dhe e nderuar edhe Posta e Kosovës sepse kontributi i këngëtares së madhe Nexhmije Pagarusha është jashtëzakonisht i çmuar dhe ka përçuar vlera nëpër gjenerata të tëra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat