Shkolla “14 nëntori” dhe libri “Elitat e mohuara..., krenari kombëtare” - Bota Sot
Shkolla “14 nëntori” dhe libri “Elitat e mohuara..., krenari kombëtare”

Kultura

Shkolla “14 nëntori” dhe libri “Elitat e mohuara..., krenari kombëtare”

Nga: Kadri Tarelli Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 23:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në kuadër të muajit të letërsisë, n ditët e fundit, të tetorit 2019, nxënësit e shkollës 9-vjeçare “14 nëntori”, në qytetin e Durrësi, zhvilluan një veprimtari letrare–artistike, kushtuar librit “Elitat e Mohuara..., Krenari Kombëtare”, të autores vlonjate, Vilhelme Vrana Haxhiraj, (Vivra), që mban titullin “Mjeshtre e madhe” dhe anëtare e Akademisë së shkencave dhe arteve Shqiptaro-Amerikane, me seli në Neë Jork.

E gjithë veprimtaria u zhvillua në Odeonin “Nikolon Xhoja”, në pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu” të qytetit të Durrësit dhe shënon një ngjarje, për jetën letrare-artistike në qytetin mijëra-vjeçar. E quaj “ngjarje”, pasi ndryshe nga herët e tjera, ku kuvendi letrar organizohet nga të rriturit dhe flasin e dëgjojnë vetëm të rriturit, kuptohet “të diturit”, këtë herë janë nxënësit e një shkolle, që megjithëse janë të vegjël, marrin përsipër të na mbledhin ne të rriturit e të na tregojnë se edhe ata dinë të lexojnë, por edhe të nxjerrin në dritë vlerat e vërteta të një libri, që me të drejtë e kanë quajtur “Enciklopedi”. Nuk duhet të çuditemi, madje duhet vlerësuar veprimi i tyre, duke na bindur, se kur ka vullnet dhe dëshirë, çdo gjë mund të arrihet cilësisht, për t’u pasur zili. Natyrisht, duke pasur edhe ndihmën e “Misionarëve të dijes”, mësuesve të përkushtuar, si të vetë drejtoreshës Merita Thartori (Kuçi), Jorida Shala n/drejtore, Suela Gjeçi, n/drejtore, që mbulon veprimtaritë letrare dhe shkencore, Xhejsi Kalziqi-mësues muzike, që luajti në flaut, Ardian Neza, mësues historie, etj, etj.

Pjesëmarrës në këtë kuvend libri ishin, nxënës, mësues, prindër, shkrimtarë, poetë, artistë dhe qytetarë durrsak, dashamirë të letërsisë dhe artit. Mes të pranishmëve erdhi edhe Valbona Sako – Kryetare e Bashkisë së Durrësit, për të cilën duhet shprehur mirënjohje e veçantë, pasi nuk jemi mësuar që drejtues të pushtetit vendor, të jenë të pranishëm në veprimtari të tilla, madje edhe kur i organizojnë institucione të rëndësishme të qytetit, jo më nga fëmijë, siç është ky rast.

Veprimtaria, duhet thënë me plot gojën “spektakli”, u hap me poezinë: “Vivra je vullkan”1, “Vivra je vullkan, pse shpërthyet vonë/ Duar lidhur, gjuhë prerë, 50-vjet sëra jonë”. …….. ku çdo strofë u recitua nga një nxënës dhe u prit me duartrokitje.

Më pas drejtore e shkollës, znj. Merita Thartori (Kuçi), me një oratori të përkryer, bëri një përmbledhje të shkurtër të librit dhe vlerave të tij, duke ngritur lart edhe figurën e shkrimtares, e cila mban mbi shpinë vuajtjet dhe persekutimin, por edhe vlerësimet brenda dhe jashtë vendit, jo pak por 22-tituj nderi.

Në fjalën e saj përshëndetëse, znj. Sako, e mrekulluar nga spektakli, i gërshetuar me recitime, pjesë muzikore të luajtur nga nxënësit e shkollës, përfshirë edhe pjesët e përzgjedhura nga libri, përgëzoi drejtorinë, mësuesit dhe nxënësit. Ajo vuri në dukje rëndësinë dhe dobinë e këtyre veprimtarive, për t’i bërë nxënësit, sidomos të vegjlit, që të kthejnë sytë nga libri, ta prekin atë dhe, të shkëputen sadopak nga interneti dhe celularët. Në vazhdim të fjalës, ajo vlerësoi punën e madhe të autores “Vivra”, që i sjell lexuesi durrsak dhe atij mbarë shqiptar, një libër me përmasa të tilla, ku ka shumë atdhetari dhe shqiptari. Libër që duhet ta kenë dhe ta shfletojnë të gjithë moshat, veçanërisht të rinjtë. Në nderim, autores i dhuroi Emblemën e qytetit të Durrësit, “Kulla Veneciane””, simbol që i dhurohet vetëm ambasadorëve të huaj.

Më pas përshëndetën: Mujo Buçpapaj, botuesi i gazetës “Nacional”, njëherazi edhe botues i rreth 33 librave të heroinës sonë Vilhelmes, Fatmir Minguli, studiues, kritik dhe autor i disa shkrimeve kushtuar autores “Vivra”, Teuta Dhima, moderatore e bibliotekës publike të qytetit të Durrësit, etj.

Merituan duartrokitje nxënësit, që kishin përzgjedhur disa nga heronjwt e librit “Elitat e mohuara………”:

Emitea Kreka. kl.9b - “Nora e Këlmendit”. Igli Vreto. kl.9c - “Abdyl Frashëri”, Enkela Mema. kl.8b - “Ibrahim Kodra”, Klejda Kasa. kl.9b – “I. Qemali”, Sonja Vreto. kl.9c – “Adem Jashari”, Erda Gjoci. kl.9a – “Musine Kokalari”, Nejola Myftaraga kl.8b – “At Gjergj Fishta”, Ledio Malasi. kl.8b – “Nënë Tereza”, Sabjola Reka. kl.7b – “Ali Podrime”, Klemina Hoxha. kl.7b –“Lasgush Poradeci”. Po kështu u përcollën nxehtësisht instrumentistët, nxënës të kësaj shkolle:

Neald Dyli. kl.8a në klarinetë, Jetmir Sula. kl.8a. në kitarë, Rajsa Tola. kl.8a, në violinë.

Një përshëndetje të veçantë bëriKFundi i formularit poeti Agim Bajrami me poezinë:

Vargje për një zonjë letërsie

……………..

Ditē e natē mbi male librash,

Duke mbjellē frymēn e saj.

Le t’i shtohen mbi ballē thinjat,

Njē Vranar s' plaket kollaj.

Më pas Fitim Haxhiraj, bashkëshorti i autores së nderuar, i emocionuar recitoi vargje thurur posaçërisht për nxënësit, që morën pjesë në këtë ngjarje të bukur letrare.

Në mbyllje fjala i takoi zonjës së nderuar “Vivra”, e cila me modestinë dhe thjeshtwsinw që e karakterizon, përshëndeti:

Mirënjohje, Zonja Merita Thartori, drejtore e Shkollës! Shpreh nderim të thellë për organizimin e bukur të takimit kushtuar librit tim studimor, “Elitat e Mohuara..., Krenari Kombëtare”! Ju përshëndes ngrohtësisht, pasi në Durrës ka shumë shkrimtarë me emër, porse ju përzgjodhët krijimtarinë time.

Nderim Zonjës Valbona Sako! Falënderoj Kryetaren e Bashkisë, Zonjën e Parë të Durrësit, Valbona Sako, për nderimin që i bëri auditorit të zgjedhur, ku ishin të pranishëm: mësues, nxënës, prindër dhe shkrimtarë. Shpreh Mirënjohje për vlerësimin që më bëri duke më dhuruar emblemën e qytetit të Durrësit, “Kulla Veneciane”, simbol, të cilin Zonja Sako ua dhuron Ambasadorëve të huaj. Për znj. Valbona, edhe shkrimtari është një ambasador i kulturës kombëtare. Znj. Valbona, i uroj suksese në detyrën e saj të vështirë, por fisnike, si Qytetare e Parë e Durrësit!

Një përshëndetje për kolektivin e mësuesve të përkushtuar për të dhënë dije dhe kulturë, sepse pa stafin pedagogjik, drejtuesi është si gjenerali pa ushtarë.

Të dashur nxënës të Shkollës “14 Nëntori”! Ju jeni e ardhmja dhe shpresa e prindërve, krenari e shkollës dhe e nesërmja e kombit. Ju do të jeni parlamentarët, administratorët, ligjzbatuesit, mësimdhënësit, akademikët, ndërtuesit dhe arkitektët e së ardhmes së vendit. Ju, fëmijë të dashur, Ju falënderoj, duke ju uruar shëndet dhe suksese në detyrat tuaja, si nxënës të shkollës shqipe. Duajeni këtë tokë bujare, se është Dheu i Atit dhe i Mëmës! Mësoni Historinë dhe gjeogarfinë e kombit tonë, që t‘i tregoni Botës se jeni autoktonë në këto troje. Kurrë mos harroni se jeni shqiptarë! Mësoni mirë gjuhën shqipe, se është gjuha e nënës, gjuha më e vjetër në botë!

Nxënës të dashur, gjuha dhe letërsia shqipe duhet të lëvrohen në 12 muaj të vitit dhe jo vetëm të kujtohen në çdo tetor. Çdo ditë për ju, duhet të jetë dita e letërsisë shqipe! Në këtë mënyrë, Ju do ta festoni muajin e letërsisë 365 ditë në vit! Lexoni sa më shumë, se Shqipëria ka nevojë për njerëz të ditur!

Suksese dhe vetëm suksese, sepse ju do të jeni vlera e Kombit tonë!

Me ndrime dhe mirënjohje, shkrimtarja nga Vlora Vilhelme Vranari Haxhiraj, që Ju do fort!

Përgatiti:

Kadri Tarelli

Durrës më: 24, vjeshta e dytë, 2019

1. Poezia “Vivra je vullkan”, është shkruar nga Kadri Tarelli

Shënim: Veprimtaria u fotografua nga Klodiana Aleksi dhe Bora Kuçi

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat